Kontrollo kushtet tua të punës në degën e pastrimit
Në Kontratën Kolektive të Punës (KKP) të degës së pastrimit për Zvicrën gjermane rregullohen pagat, koha e punës, trajnimet dhe shumëçka tjetër. Rregullat e KKP duhet të respektohen detyrimisht nga të gjithë punëdhënësit. Mjerisht, në degën e pastrimit bëhen shumë shkelje kundrejt KKP. Kjo duhet ndryshuar!
Si qëndron puna tek ti?
Të drejtat tua
- Pagat minimale: KKP jote përcakton pagat minimale Pra paga minimale bazuar në kategorinë e pagave duhet të respektohet detyrimisht.
- Shtesat në pagë: Ti ke të drejtë në kompensim të ditëve të festave dhe pushimeve
- Paga e 13 mujore: Ti merr një pagë të 13 mujore, nëse ti je duke punuar së paku 3 muaj në të njëjtën ndërmarrje.
- Koha e punës: Koha, të cilën ti e shpenzon për punëdhënësin, duhet të regjistrohet dhe të paguhet si kohë pune. Marrëveshjet se një kohë e caktuar për punë është në dispozicion për dhomë apo ndërtesë, nuk janë të lejuara.
- Koha e udhëtimit: Koha, në të cilën ti udhëton për punëdhënësin, duhet të regjistrohet dhe të paguhet si kohë pune. Rruga nga shtëpia jote deri tek vendi i kontraktuar i punës nuk do të paguhet.
- Kompensimi i drekës: Nëse ti nuk punon gjithmonë në vendin e kontraktuar të punës dhe punon më shumë se 6 orë, ti ke të drejtë për një kompensim të drekës prej 16 frangash. (Ky rregull vlen, nëse ti punon në një ndërmarrje me më shumë se 5 të punësuar.)
- Siguria në punë: Ti do të trajnohesh për rregullat e sigurisë në punë.
Paga minimale 2024 për degën e pastrimit në Zvicrën gjermane
Pagat minimale për | Pagë për orë | Paga mujore (tek punësimi i rregullt) |
Pastrim-mirëmbajtje I | 20.80 | 3'785.60 |
Pastrim-mirëmbajtje II | 21.80 | 3'967.60 |
Pastrim special I | 22.70 | 4'131.40 |
Pastrim special II | 23.70 | 4'313.40 |
Pastrim spitali I | 21.20 | 3'858.40 |
Pastrim spitali II | 22.20 | 4’040.40 |
Pastrim automjeti I | 22.50 | 4’095.00 |
Pastrim automjeti II | 23.50 | 4’277.00 |
Trajnim 2-vjeçar (Certifikatë Profesionale Federale) | 22.00 | 4'004.00 |
Trajnim 3 ose 4 vjeçar (Certifikata Federale e Aftësisë) | 24.75 | 4'504.50 |