Sans-Papiers (personat pa dokumente): Këto janë të drejtat Tuaja!

Ky informacion është gjithashtu i disponueshëm në gjuhët e mëposhtme: Deutsch, Français, Italiano, English, Español, Português, Türkçe, Srpskohrvatski. Kjo faqe është përpunuar nga sindikata Unia në bashkëpunim me qendrën kontaktuese për Sans-Papiers.

Jetoni apo punoni pa leje të qëndrimit në Zvicër?

Në Zvicër jetojnë përafërsisht 150 000 njerëz pa leje të vlefshme qëndrimi. Shumica e «Sans-Papiers» apo «Ilegalëve» janë punëtor:e pa status të rregulluar qëndrimi, të punësuar para së gjithash në pastrim, në amvisni private, në kantiere ndërtimi, në restorante dhe hotele, në transport apo në bujqësi.

Pavarësisht nëse keni hyrë në Zvicër pa vizë apo pa leje qëndrimi të vlefshme, apo keni qëndruar pas skadimit të lejes suaj të qëndrimit: Ju keni të drejta themelore. Të drejtat e njeriut nuk janë të lidhura me statusin e qëndrimit. Ato vlejnë për të gjithë.

Kjo faqe përmbanë informacione të dobishme për përditshmërinë dhe ju sqaron për të drejtat tuaja. Po ashtu mund t'ju ndihmojnë edhe këshillimoret për Sans-Papiers në antonin në të cilin ju jetoni. Ju mund t'u shpjegoni atyre në besim të gjitha aspektet e situatës suaj. Këto institucionae janë të pavarura dhe i nënshtrohen ruajtjes së fshehtësisë. Kurrë nuk është shumë herët apo shumë vonë, për t'u informuar. Këtu gjeni adresa të dobishme:

Edhe te sindikata Unia gjeni edhe informacione të tjera. Në parim vlen: Dokumentet dhe gjësendet tuaja ju takojnë juve. Asnjë njeri dhe asnjë autoritet nuk ka të drejtë t'i konfiskojë ato. Më tej është me rëndësi, që

ju të mund të dëshmoni me prova situatën tuaj, andaj ruani të gjitha dëshmitë tuaja: Porositë e shkruara, letrat, kontratat, ditarët, etj.

Informacione tjera, të cilat për ju mund të jenë të dobishme, i gjeni për shembull në dosjen «Të drejtat e mia në vendin e punës» apo në Sekretariatin e Unia të regjionit tuaj.

1. Rregullimi i qëndrimit

Njerëzit jashtë BE-së nuk kanë gati asnjë mundësi që të marrin një leje qëndrimi në Zvicër. Si Sans-Papiers për ju praktikisht ka vetëm leje për raste të rënda apo martesa/partneritet i regjistruar, për të rregulluar statusin tuaj.

Ligji aktualisht përcakton që personat pa dokumente duhet të largohen menjëherë nga Zvicra, përveç nëse ekziston një «rast personal i rëndë». 

Vendimet për kërkesat e rasteve të rënda janë kompetencë e kantoneve: Kërkesat duhet të shtrohen tek autoritetet e migracionit të antonit ku banon. Për secilin rast do të shqyrtohet individualisht gjendja e përgjithshme personale. Praktikat ndryshojnë nga kantoni në kanton dhe varen shumë nga konteksti politik. Nëse një kanton pranon një kërkesë të një rasti të rëndë, duhet që më pas edhe Federata të japë pëlqimin e saj për rregullim. Në shumicën e rasteve edhe e bënë ktë.

Autoritetet nisen nga fakti, që një kohë qëndrimi më pak se pesë vite nuk paraqet rast të rëndë. Një kërkesë e tillë shqyrtohet seriozisht vetëm në rast të një qëndrimi më të gjatë. Në këtë rast do të merren parasysh kritere të ndryshme, të cilat dëshmojnë «integrim të avancuar», si p.sh. kohëzgjatja e qëndrimit në Zvicër, pavarësia financiare, integrimi, shëndeti, regjistri i penalizimit dhe shumë të tjera. Konkretisht do të rregullohen shumë Sans-Papiers, të cilët në Zvicër kanë qëndruar mbi 10 vite (gjegjësisht 5 vite për familjet me fëmijë në shkollim të obligueshëm), që janë të pavarura financiarisht, që nuk kanë dosje penale, dhe që zotërojnë një gjuhë zyrtare të vendit.

Edhe nëse keni pranuar një vendim negativ të plotfuqishëm në kërkesën tuaj të azilit, keni mundësi të bëni kërkesë për leje qëndrimi nëpërmjet klauzolës së rasteve të rënda, nëse qëndrimi juaj është i njohur për autoritetet e Zvicrës prej së paku 5 viteve.  Në praktikë, në shumicën e antoneve, 5 vjet megjithatë nuk janë të mjaftueshme.

Viktimat e trafikimit me qenie njerëzore janë veçanërisht të mbrojtura. Nëse ju, nën kërcënimin e përdorimit të dhunës ose shkaku i borxheve të supozuara jeni apo keni qenë të detyruar për të punuar, me këtë rast fjala bie jeni (duke u) shfrytëzuar seksualisht apo në punë, apo jeni (duke u) shtrënguar të kryeni vepra penale apo të lypni lëmoshë, mund të përkraheni dhe të rregulloni qëndrimin. Kjo vlen edhe nëse ju formalisht keni dhënë pëlqimin për shfrytëzimin tuaj.

Martesa apo partneriteti i regjistruar

Secili njeri ka të drejtë të martohet. Megjithatë, në praktikë për Sans-Papiers nuk është e thjeshtë, pasi shumë shtetas të huaj që duan të martohen duhet të dëshmojnë qëndrimin e tyre legal në Zvicër. Përveç kësaj, entet e gjendjes civile janë të obliguara të njoftojnë autoritetet e migracionit për çiftet me qëndrim ilegal. Megjithatë, Gjykata Federale ka vendosur që martesat e Sans-Papiers në Zvicër nuk mund të refuzohen në mënyrë të përgjithshme. Kjo domethënë, që secili rast duhet të shqyrtohet dhe autoritetet e migracionit duhet të lëshojnë një të ashtuquajtur qëndrim të toleruar, nëse janë plotësuar kritere të caktuara, për të pasur mundësi që të zhvillohen procedurat e përgatitjes të martesës. Praktikat nëpër antone janë të ndryshme. Informohuni tek një këshillimore për procedurat.

Çiftet e gjinisë së njëjtë mund të martohen. Ata/o gjithashtu partneritetin e regjistruar më parë mund ta shndërrojnë në martesë duke paraqitur një deklaratë të përbashkët në zyrën e gjendjes civile.

Tek dyshimi për bashkëshortësi të rreme  apo partneritet  të rremë, autoritetet janë të detyruara të refuzojnë lidhjen martesore apo partneritetin. Në këtë rast nuk keni mundësi tjetër, përpos që të udhëtoni në vendin e shtetësisë suaj dhe pastaj ose të martoheni atje dhe më pas të aplikoni për bashkim familjar në Zvicër, ose të kërkoni një vizë për Zvicër me qëllim të përgatitjes së martesës ose partneritetit, për të pasur mundësinë që për martesë ose partneritet të udhëtoni në mënyrë të rregullt në Zvicër. 

Nëse gjatë tri viteve të para të martesës apo partneritetit ndaheni, rrezikoni që, edhe në rast se jeni viktimë e dhunës familjare, leja e juaj e qëndrimit (Leja B) nuk do t'ju vazhdohet. Nëse para martesës keni jetuar për shumë vite në Zvicër, duhet që, varësisht nga situata juaj (me apo pa fëmijë), mundësisht të aplikoni për leje të rastit të rëndë.

Rastet tjera

Nëse jeni i mitur dhe njëri nga prindërit tuaj është në situatë të rregulluar. ky person mund të

kërkojë lejen e qëndrimit për ju. E njëjta vlen nëse ju jeni nënë e një fëmije të mitur, që ka shtetësi zvicerane apo evropiane apo ka qëndrim të rregulluar në Zvicër.

Ju jeni në Zvicër si njeri pa shtetësi, apo nëse ju pa fajin tuaj nuk keni shtetësi apo e keni humbur atë, apo nëse nuk keni mundësi që një të tillë ta fitoni. Ju mund të kërkoni në Sekretariatin Shtetëror për Migracion (SEM) njohjen e gjendjes tuaj pashtetësi, për të marrë lejen e qëndrimit (B) dhe një dokument udhëtimi, për të pasur mundësinë që të udhëtoni në botën e jashtme.

Nëse jeni i mitur dhe jetoni qe 5 vite në Zvicër, ju mund gjithashtu të aplikoni për natyralizim të lehtësuar.

Procesi është i gjatë dhe i komplikuar. Ju sidomos duhet të mund të dëshmoni, që asnjë shtet tjetër nuk ju njeh si shtetas të vet. Njohja megjithatë është e domosdoshme, pasi ju si i/e pa shtetësi, rrezikoni (vazhdimisht) të përfundoni në burg dëbues, edhe atëherë kur dëbimi juaj është në kundërshtim me ligjet në fuqi.

2. Shëndeti

Sans-Papiers jetojnë shpesh në kushte të vështira. Puna që bëjnë shpesh është e mundimshme dhe e pashëndetshme. Shto kësaj, stresin e jetës pa status të rregulluar të qëndrimit. Kjo mund të ketë ndikim negativ për shëndetin e tyre. 

Udhërrëfyesi shëndetësor i Kryqit të Kuq Zviceran (SRK), i Caritas-it dhe Entit Federal për Shëndetësi (BAG) ju ofron më shumë informacione (atë mund ta merrni në këshillimoret apo ta gjeni nën www.migesplus.ch).

Në Zvicër, të gjitha entet shëndetësore dhe mjekët janë të obliguar të ofrojnë ndihmë në situata emergjente. Nëse keni nevojë për ndihmë mjekësore, pavarësisht se a jeni sëmurë apo i/e lënduar, duhet të trajtoheni, qoftë me apo pa sigurim shëndetësor. Në spitale ka punonjës:e socialë. Ata:o mund t'ju ndihmojnë më tej në rast problemesh.

Mjekët dhe personeli i spitalit janë të detyruar të ruajnë sekretin. Atyre nuk u lejohet të raportojnë emrin, datëlindjen dhe të dhënat tuaja kontaktuese në polici apo entin e migracionit.

Këshillë: Organizata të ndryshme private ofrojnë kujdes shëndetësor falas apo të lirë në nivel lokal. Në disa Kantone spitalet publike janë edhe të obliguara të ofrojnë kujdes themelor mjekësor me kosto të shërbimeve publike, pasi që institucione të caktuara pikërisht për ketë qëllim kanë krijuar rezerva (shërbimet sociale, autoritetet kantonale, spitalet, etj.) Nëse nuk keni lidhur sigurim shëndetësor dhe nëse entet publike të vendit nuk janë të obliguara të paguajnë trajtimin tuaj, në këto rrethana ju duhet të bartni shpenzimet vet. Në raste të tilla pagesa mund të bëhet me këste.

Ju keni të drejtë të lidhni një sigurim shëndetësor dhe të aksidentit. Të dhënat e vetme që nevojiten për ktë janë emri, mbiemri, datëlindja dhe një adresë kontaktuese.

Të gjithë të siguruarit, pavarësisht statusit të tyre të qëndrimit, ligjërisht kanë të drejtën e njëjtë nga katalogu i përfitimeve. Shpenzimet për trajtimet mjekësore, qëndrimet në spital, shtatzëni dhe lindje, do të paguhen nga arka shëndetësore.

Ndërsa trajtimi te mjeku i dhëmbëve nuk mbulohet nga sigurimi bazë.

Sigurimi shëndetësor në Zvicër nuk është falas. Ju paguani për çdo muaj një shumë ("Preminë"), një pjesë të kostos të trajtimit mjekësor ("Franshizën") dhe 10% të shpenzimeve i mbuloni ju ("Vetëmbulimi"). Nëse keni të ardhura të ulëta, në disa antone, ekziston mundësia të aplikoni për zbritje ("reduktim") të premisë. Gjithashtu edhe arkat shëndetësore i nënshtrohen ruajtjes së fshehtësisë. Atyre u lejohet që të dhënat që ndërlidhen me personin tuaj, vetëm atëherë t'ua përcjellin autoriteteve të migracionit, nëse ju me shkrim keni dhënë pëlqimin tuaj apo, në rast se nuk mund të merret pëlqimi juaj, nëse kjo është në interesin tuaj, gjë që nuk ngjan kurrë. Megjithatë ne ju sugjerojmë që, kur të bëni sigurimin, të jepni adresën e një personi të tretë të besueshëm "legal".

Kujdes: Nëse nuk keni sigurim shëndetësor, do të keni probleme me përkujdesjen mjekësore, pagesën e shërbimeve të shfrytëzuara dhe me trajtimin. Ndryshimet mes kantoneve janë të mëdha.

Ju duhet që pas arritjes në Zvicër, të bëni sigurimin brenda 3 muajsh. Në rast të lajmërimit të vonuar (pas më shumë se 3 muaj nga arritja), sigurimi mund të kërkojë të paguani në mënyrë retroaktive një shtesë premie prej 50%, për periudhën kohore që i përshtatet kohëzgjatjes së dyfishtë të periudhës së vonesës. Mirëpo sigurimi nuk hyn në fuqi në mënyrë retroaktive, edhe pse ju është dashur të paguni preminë në mënyrë retroaktive.

Shumë njerëz bëjnë edhe sigurime shtesë, pa mundur t'i paguajnë ato: Pasojat janë të konsiderueshme sa i përket borxhit si dhe mund të jetë pengesë për rregullimin e qëndrimit në të ardhmen.

Këshillë: Mos nënshkruani asgjë, nëse nuk jeni të sigurtë që e kuptoni për çka është fjala.

Të gjithë punëmarrësit në Zvicër janë detyrimisht të siguruar kundër aksidentit në punë dhe sëmundjeve profesionale, edhe pa leje të qëndrimit. Përfshi këtu edhe punonjës:et në amvisni, shegert:et, praktikant:et dhe vullnetar:et. Nëse punoni së paku 8 orë në javë për të njëjtin punëdhënës, ju jeni të siguruar edhe kundër aksidenteve joprofesionale. Premitë për sigurimin e detyrueshëm paguhen nga punëdhënësi. Premitë për sigurimin e detyrueshëm kundër aksidenteve joprofesionale, përderisa një i tillë është i paraparë, gjithashtu i vihen për barrë punëdhënësit.

Kujdes: Edhe nëse punëdhënësi juaj nuk i kryen detyrimet e tij ndaj sigurimeve shoqërore, ju jeni të siguruar dhe merrni shërbimet. Nëse shkaku i një aksidenti në punë apo një aksidenti profesional duhet të trajtoheni te mjeku, ju vet nuk duhet ta paguani faturën. Shpenzimet i merr përsipër sigurimi aksidental i punëdhënësit tuaj.

Kujdes: Sigurimet aksidentale, sipas rregullit, i nënshtrohen ruajtjes së fshehtësisë. Megjithatë, ato janë ligjërisht të detyruara të informojnë autoritetet e migracionit nëse gjejnë shenja për punën në të zezë, pra për punë që nuk janë të lajmëruara tek sigurimet shoqërore.

Mjek:et, spitalet dhe qendrat speciale të këshillimit, ofrojnë informata për mjetet kontraceptive për gratë dhe burrat si dhe për abortin. 

Me përdorimin e prezervativëve gjatë marrëdhënieve seksuale ju mbroheni nga HIV/AIDS dhe sëmundjet e tjera seksualisht transmetuese. Ato pa recetë mund t'i siguroni në çdo barnatore dhe shtëpi mallrash, bile nga disa institucione jepen edhe falas. HIV-Testet mund të bëhen në qendrat e specializuara lirë apo pa pagesë dhe në mënyrë anonime. Informatat mbi temën e HIV/AIDS në gjuhë të ndryshme i gjeni në www.aids.chapo www.migesplus.ch.

3. Puna

Nëse me një person merreni vesh që ju të punoni për të dhe juve për këtë ju premton një pagë, atëherë kjo vlen si kontratë pune. Edhe nëse marrëveshja është vetëm gojore. Kontrata e juaj e punës nuk ju lejon juve të rregulloni situatën tuaj, mirëpo ajo u garanton juve kushtet minimale të punës.

  • E drejta për kushte pune dhe paga në përputhje me marrëveshjet kolektive të punës, zakonet vendase, praktikat profesionale dhe kontratat normale të punës.
  • Të miturit: Ndalimi i punës për nën 15 vjeçarët dhe kohëzgjatja nuk duhet të kalojë 9 orë në ditë. Nën 18 vjeç s'ka punë natën dhe të dielave. Nëse si i/e punësuar në amvisni banoni te punëdhënësi, ai duhet t'ju sigurojë një akomodim, i cili juve ua mbron sferën private.
  • Afate të arsyeshme të dorëheqjes. Punëdhënësi duhet t'ju informojë mjaftueshëm herët, nëse nuk do që t'ju punësojë më tej.
  • E drejta në AHV/IV / AVS/AI (shih kapitullin Sigurimet Shoqërore)

Mjerisht shumë Sans-Papiers marrin një pagë tejet të ulët, apo nuk marrin fare pagë dhe kjo është ilegale. Nëse biseda e drejtpërdrejtë me punëdhënësin nuk jep rezultat, në disa kantone mund të bëni padi pranë gjykatës së punës.

Padia pranë gjykatës së punës mund të udhëhiqet edhe nga një person i autorizuar nga ju. Kështu ju keni mundësi që para një gjykate të kërkoni të drejtat tuaja në mënyrë retroaktive deri në 5 vjet, edhe nëse e keni lëshuar Zvicrën.

Këshillë: Kur të prezantoheni për herë të parë para një punëdhënësi, atëherë shtroni pyetjet mbi punën:

Sa do të fitoni? Sa orë duhet të punoni? Cilat punë duhet t'i bëni dhe cilat jo?

Merruni vesh mundësisht qartë për orarin e punës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme, nëse banoni tek punëdhënësi. Merruni vesh gjithashtu se cilat ditë i keni të lira. Pyetni, se a do të mund t'i kishit këto marrëveshje edhe me shkrim. Punëdhënësit janë ligjërisht të detyruar që tua lëshojnë një kontratë pune.

Këshillë: Shkruani për çdo ditë, sa orë dhe çka keni punuar. Ruani udhëzimet e punës me shkrim (Letrat, SMS, E-mail, etj.) dhe bëni foto të vendit tuaj të punës. Nëse kontributin tuaj të punës e keni të dokumentuar, në rast problemesh me punëdhënësin tuaj, më lehtë i dëshmoni të drejtat tuaja.

Këshillë: Nëse jeni anëtar në një sindikatë, për çdo hap do të këshilloheni dhe mbështeteni. Mos ngurroni të interesoheni tek një zyre sindikale në afërsinë tuaj.

Kujdes: Shumë njerëz janë viktima të trafikimit me qenie njerëzore, pa qenë të vetëdijshëm për këtë. Nëse ju punoni në Zvicër bazuar në premtime të rrejshme apo mashtrim për kushtet e punës, nëse nën kërcënim të përdorimit të dhunës apo për të shlyer ndonjë borxh të lartë, jeni detyruar të kryeni punë - qoftë edhe me pëlqimin tuaj -  mund të mbështeteni dhe të dilni nga kjo situatë. Interesohuni tek ndonjë organizatë anëtare e platformës zvicerane kundër trafikimit me qenie njerëzore: plattform-menschenhandel.ch.

Sigurimet Shoqëroregen janë të detyrueshme për të gjithë njerëzit që jetojnë dhe punojnë në Zvicër. Më të rëndësishmet janë Sigurimi i pleqërisë (AHV/AVS), sigurimi i invaliditetit (IV/AI), shtesat familjare, sigurimi i papunësisë (ALV/AC), sigurimi i fatkeqësive (UVG/LAA), rregullorja e kompensimit të të ardhurave (EO/APG), sigurimi profesional (BVG/LPP) dhe sigurimi i maternitetit.

Të gjithë punëmarrësit duhet t'i lajmërojnë punonjësit e tyre tek sigurimet shoqërore.

Kujdes: Lajmërimi tek sigurimet shoqërore nuk domethënë se keni leje të qëndrimit. Statusi juaj

i qëndrimit mbetet i parregulluar. Nëse jeni i lajmëruar tek sigurimet shoqërore, ju merrni një

kartelë sigurimi («AHV-Ausweis/AVS-certificat»). Punëdhënësi juaj ju punëson edhe me tej ju mban në punë ilegalisht, mirëpo ju jeni të

siguruar kundrejt invaliditetit dhe në pleqëri merrni një pension të vogël, edhe nëse nuk do të jeni me qëndrim në Zvicër.

Kujdes: Ka punëdhënës të cilët ua ndalin kontributet nga rroga, por nuk i paguajnë ato tek sigurimet! Nëse nuk keni marrë kartelën e sigurimit AHV/AVS, kjo domethënë që punëdhënësi juaj nuk ju ka siguruar drejtë.

Këshillë: Bisedoni me punëdhënësin tuaj mbi lajmërimin tek sigurimet shoqërore. Informohuni për çdo rast paraprakisht tek një sindikatë apo këshillimore  mbi praktikat e zakonshme në kantonin tuaj të banimit.

Këshillë: Nëse doni të lëshoni Zvicrën: Informohuni gjithsesi mbi të drejtat tuaja, para se të largoheni.

  • Shtesat familjare dhe kompensimi i të ardhurave të humbura: Ju keni të drejtë në këto kompensime, nëse jeni të lajmëruar tek arka kantonale përgjegjëse dhe nëse keni një kartë sigurimi AHV/AVS.
  • Kompensimi për paaftësinë paguese: Ju keni të drejtë për këtë përfitim, nëse punëdhënësi juaj nuk mund të paguajë.
  • Sigurimi i papunësisë: Ju nuk keni të drejtë të përfitoni nga sigurimi i papunësisë, gjithashtu as nga masat e tregut të punës.

4. Arsimimi dhe trajnimi

Fëmijët e Sans-Papiers kanë të drejta e mundësi të veçanta. Ata mund të shkojnë në shkollë dhe shpesh marrin mbështetje shtesë. Nëse keni një fëmijë apo vet jeni i mitur, interesohuni tek një këshillimore mbi mundësitë e shkollimit në kantonin tuaj.

Në shumë kantone institucionet për fëmijë dhe entet e ndryshme të përkujdesjes janë të qasshme për Sans-Papiers. Shpenzimet merren pjesërisht përsipër nga kantonet. Përtej kësaj në shumicën e kantoneve është e mundur, bile edhe e detyrueshme, që fëmijët pa leje të vlefshme qëndrimi të vijojnë kopshtin e fëmijëve.

Përgjatë tërë kohëzgjatjes së shkollimit të detyrueshëm, shkollat publike duhet të pranojnë të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeç, pavarësisht statusit të tyre të qëndrimit. Qasja në shkollimin e detyrueshëm është falas.

Këshillë: Nën 16-vjeçarët drejtohen më së miri në këshillimin shkollor të shkollës së tyre dhe në një këshillimore.

Nuk ekziston e drejta themelore për arsimim pas shkollimit të detyrueshëm. Në kantone të caktuara, nën kushte të caktuara mund të ndiqni një shkollë të nivelit të II-të sekondar (gjimnaz/shkollë maturiteti profesional/shkollë të mesme profesionale), një universitet apo një shkollë të lartë. Nëse kërkoni, janë gjithashtu të mundshme disa oferta urë.. Tek shkollat jo shtetërore është problemi i financimit.

Arsimimi profesional nuk është i mundur pa leje qëndrimi. Nëse Sans-Papiers planifikojnë të ndjekin arsimimin profesional, kanë mundësi të aplikojnë për leje qëndrimi për kohëzgjatjen e arsimimit. Për këtë duhet të jenë të plotësuara kushtet në vijim:

  • Ju duhet së paku gjatë 5 viteve të keni vijuar shkollimin në Zvicër:
  • Ju duhet ta dorëzoni aplikimin tuaj brenda 12 muajve pas përfundimit të shkollimit të detyrueshëm.
  • Ju duhet të jeni në gjendje të dëshmoni që jeni të "integruar mirë" dhe që respektoni sistemin juridik të Zvicrës.
  • Ju duhet të deklaroni hapur identitetin tuaj.
  • Punëdhënësi duhet të njoftojë autoritetet kantonale për gatishmërinë e punësimit tuaj.

Kujdes: Nuk ekziston e drejta themelore për lejim të pranimit dhe përfundimit të shkollimit profesional. Leja jepet vetëm atëherë, kur janë të plotësuara të gjitha parakushtet. Rreziku është i madh: Nëse kërkesa juaj refuzohet, ekziston mundësia e dëbimit, si për ju ashtu edhe për familjen tuaj. Veçanërisht do të hetohet situata e gjithë familjes. Në ketë periudhë kohore nuk ka garanci që do të zgjatet leja e qëndrimit pas përfundimit të arsimimit, edhe pse kjo praktikisht ndosh në shumicën e rasteve.

Për familjet me fëmijë ka lirime favorizuese në shumë fusha jetësore. Këto kanë të bëjnë me ofertat shkollore, por edhe me aktivitetet kulturore e artistike në kohë të lirë.

Këshillë: Shkollat dhe mësues:et nuk guxojnë t'i përcjellin tek policia të dhënat kontaktuese të të miturve. Mësimdhënësit janë persona të besueshëm dhe kanë pothuajse gjithmonë mirëkuptim për situatat e vështira të fëmijëve të Sans-Papiers. Merrni pjesë në mbledhjet e prindërve dhe në manifestimet tjera të shkollës. Nëse keni frikë, kërkoni të shoqëroheni.

5. Kurse gjuhe dhe aktivitete shoqërore

Ne ju sugjerojmë që të mësoni gjuhën lokale, me gojë dhe me shkrim. Kjo krijon përparësi të mëdha për përditshmërinë në Zvicër. Ju mund të merrni pjesë më mirë në jetën shoqërore, të zgjeroni rrjetin tuaj dhe të jeni m efektiv për interesat tuaja.

Autoritetet apo organizatat lokale shpesh ofrojnë kurse të lira gjuhe ose falas, në kohët që mund të përshtaten me punën. Në shumë kantone për Sans-Papiers ekziston gjithashtu një qasje e lehtësuar për aktivitete të ndryshme.

Kjo mund t'ju ndihmojë që të mirëmbani kontaktet tuaja, të shpreheni dhe të informoheni. Shumë organizata ofrojnë punëtori bashkëbisedimi si dhe qasje të thjeshtë në aktivitete shoqërore, politike, artistike, kulturore dhe sportive.

Mësimi i gjuhës dhe zakoneve lokale si dhe rrjetëzimi shoqëror janë parakushtet themelore, kur të vije puna për rregullimin e statusit tuaj.

Këshillë: Institucioni për arsimim të të rriturve ECAP ju mundëson që pa rrezikuar të ndiqni kurse të ndryshme: www.ecap.ch.

6. Banimi

Pa leje qëndrimi është e vështirë të gjeni një banesë. Shpesh Sans-Papiers duhet të marrin me qira banesa të vogla tepër të shtrenjta. Ju mund të lidhni një kontratë qiraje ligjërisht të vlefshme. Megjithatë, qiradhënësit ose agjencitë shpesh kërkojnë prova që statusi i qëndrimit tuaj është i rregulluar. 

Shpesh Sans-Papiers gjejnë një banesë, duke marrë me qira për ta një banesë personat që këtu jetojnë legalisht. Në të vërtetë, këta persona për këtë mund të dënohen: Ata mund të dënohen deri në 12 muaj burg, por sipas rregullit ata zakonisht dënohen me një gjobë të hollash, të llogaritura me tarife ditore.

Qiradhënësi nuk mund të kërkojë qira që është më e lartë se qiraja lokale. Gjithashtu çmimi nuk duhet të jetë shumë më i lartë se tek qiramarrësi paraprak.

Qiradhënësi mund të kërkojë një depozitë në lartësinë maksimale prej tre muajsh qiraje. Nëse paguani qiranë dhe nuk shkaktoni dëme, depozita do t'ju kthehet prapa sapo të largoheni nga ajo banesë. Gjithsesi kërkoni një dëftesë për depozitën.

Nëse jeni i/e punësuar në amvisni dhe banoni tek punëdhënësi, vlejnë kushte të veçanta, të cilat ju mbrojnë:

Këshillë: Është me rëndësi të siguroni dëshminë e pagesës. Pyetni nëse qiradhënësi ka fletëpagesa që ua vë në dispozicion, për të mundur të paguani qiranë në emrin tuaj të vërtetë. Fletëpagesat janë dëshmitë më të mira për pagesën e qirasë dhe, nëse është e nevojshme, për kërkesat e mëvonshme ndaj qiradhënësit.

Këshillë: Nëse qiradhënësi kërkon qira tejet të lartë ose nuk e kthen depozitën, provoni që me ndihmën e një këshillimoreje të negocioni me të. Nëse kjo nuk ndihmon, në antone të caktuara keni mundësinë falas të kyçni entin e arbitrazhit. Nëse qiradhënësi ofron strehim të papërshtatshëm me një qira shpërpjestimore (hapësirë të dëmshme për shëndetin, bodrum, etj.), ai për shfrytëzimin e pozicionit tuaj të dobët mund të dënohet me burgim ose të gjobitet me të holla.

7. Policia dhe gjyqësori

Nga këndvështrimi i autoriteteve, ju si Sans-Papiers, thjesht vetëm për shkak të pranisë suaj në Zvicër, bëni shkelje ligjore. Puna pa leje përkatëse është një shkelje shtesë kundër ligjit. Megjithatë, policia dhe gjyqësori duhet t'ju informojnë mbi të drejtat tuaja dhe t'i respektojnë ato.

  • Policia nuk guxon të ndërmarrë kontrolle pa pasur ndonjë arsye për to. Ajo megjithatë ka të drejtë, si në hapësirën private ashtu edhe në atë publike, t'ju arrestojë dhe të verifikojë identitetin tuaj, nëse kanë arsye të besojnë se keni lidhje me kryerjen e një vepre penale.
  • Pjesëmarrja në demonstratat e palejueshme (apo në ato të lejuara, gjatë të cilave vije deri tek konfrontimet e dhunshme) mund t'i lejojë policisë që t'ju arrestojë.
  • Pa leje të qëndrimit, sipas të gjitha gjasave, do të përcilleni për në stacionin e policisë. Në 24 orët e para të paraburgimit, në hetime, policia mund t'ju marrë në pyetje pa praninë e avokatit tuaj. Pas 24 orësh ndalimi dhe para çdo shqyrtimi të paraburgimit, kërkoni që të këshilloheni nga një avokat apo avokate (falas).
  • Më pas vijon një intervistim. Të intervistuarit duhet të trajtohen në mënyrë korrekte: pa kërcënime, pa abuzim fizik apo psikologjik.
  • Me rastin e marrjes në pyetje kërkoni një pëkthyes:e. Asnjëherë mos u përgjegjni apo mos nënshkruani, nëse gjithçka nuk keni kuptuar saktësisht.
  • Ju keni gjithmonë të drejtë të refuzoni deklaratën. Ju nuk duhet të jepni asnjë informacion në lidhje me adresën tuaj, të punëdhënësit tuaj dhe rrethit tuaj miqësor. Ju mund të përgjigjeni: «Unë për këtë nuk kam për të thënë asgjë». Më mirë të mos thoni asgjë, se sa të gënjeni. Gënjeshtrat zakonisht dallohen dhe trajtohen si të pabesueshme. Mirëpo, të dhënat tuaja personale - si emri, mbiemri, datëlindja dhe vendlindja - duhet t'i jepni.
  • Në rastin e një kontrolli të thjeshtë, policia nuk guxon të kryejë kontroll trupor pa arsye, pra të skanojë trupin apo edhe të kryejë kontroll intim trupor. Në stacionin e policisë, nëse e sheh të nevojshme, ajo megjithatë mund t'ju kontrollojë. Kontrollet me zhveshje trupore duhet të kryhen gjithmonë në dy hapa (së pari lart, më pas poshtë ose anasjelltas, por asnjëherë i gjithë trupi në të njëjtën kohë) dhe nga një person i të njëjtës gjini. Nëse ju jeni Trans-Person, lutja e juaj për t'u kontrolluar nga një person me të njëjtën gjini të regjistruar sikur e juaja, do duhej marr parasysh. Kontrollimet, për të cilat trupi juaj duhet zhveshur, fjala bie kontrollet intime, duhet të ndërmerren vetëm nga personeli i shkolluar mjekësor, të cilët në parim nuk janë pjesë e trupës policore. Nëse ju duhet t'i nënshtroheni një kontrolli vaginal apo anal, kjo duhet të bëhet nga një mjek:e, apo nga personeli profesional mjekësor, të cilët jo domosdo duhet të kenë të njëjtën gjini si ju. Ju nuk mund të kundërshtoni kontrollin. Mirëpo, ju mund të refuzoni kontrollin vaginal apo anal, nëse kjo ju shkakton vuajtje të konsiderueshme.
  • Policia lejohet të bëjë kontrolle shtëpish vetëm me një urdhëresë për kontroll shtëpie. Bazuar në ligjin për të huajt dhe për integrim, policia ka të drejtë që gjatë procedurës së largim dëbimit, ta kontrollojë pa urdhëresë ligjore personin përkatës si dhe gjësendet e tij, të cilat ai i ka me veti, për të siguruar dokumente udhëtimi dhe identitetin.
  • Policisë i lejohet që t'ua konfiskojë për ruajtje gjësendet dhe dokumentet tuaja. Kërkoni dëftesa për të gjitha gjësendet e konfiskuara. Kërkoni që shënimet tuaja personale, agjenda, telefoni apo të ngjashme, të mbyllen nën dry. Zyrtarëve të policisë nuk u lejohet që ato t'i lexojnë apo kopjojnë. Vetëm një gjyqtar hetues mund të pezullojë mbylljen nën dry.
  • Bllokojeni celularin tuaj përmes një kodi, kështu që policia të mos e ketë të thjeshtë qasjen në mesazhet dhe kontaktet tuaja. Ju në asnjë rast nuk keni detyrim që atyre t'ua bëni të ditur kodin tuaj.
  • Gjithsesi lajmëroni abuzimet tek organizatat për të drejtat e njeriut «Augenauf».

Në parim, pas marrjes në pyetje përsëri do të liheni i lirë, nëse, përveç statusit tuaj të parregulluar, nuk keni kryer ndonjë vepër penale.

Nëse ndaj jush do të fillojë apo pushojë një procedim penal, nëse do të arrestoheni ose liroheni, ose nëse do të ketë një dënim penal, autoritetet këto i komunikojnë me njëri-tjetrin. Sipas rregullit, pas marrjes në pyetje, policia ju lajmëron te autoritetet e migracionit, me ç'rast një gjykatës:e e merr vendimin, për t'ju dëbuar në një vend të shtetësisë suaj. Kjo sipas rregullit shoqërohet paralelisht me ndalimin e qëndrimit në Zvicër për të paktën 2 deri në 3 vjet. Ju mund të dënoheni me një gjobë, me dënim në të holla ose burgim prej një viti ose më shumë. Autoriteti gjyqësor mund të urdhërojë kontrollin e banesës suaj ose të ambienteve të tjera, nëse dyshojnë se jeni fshehur atje ose dokumentet tuaja të udhëtimit janë atje. Policia e migracionit mund të urdhërojë arrestim-dëbimin. Ju do të qëndroni në paraburgim derisa autoritetet të mund të rregullojnë largimin tuaj. Ligjshmëria e këtij paraburgimi duhet të verifikohet brenda 96 orëve nga një gjykatës:e. Kohëzgjatja maksimale e paraburgimit në pritje të dëbimit ose largimit, përveç një arrestimi të mundshëm për mosbindje, është 18 muaj (12 muaj për të miturit midis 15 dhe 18 vjeç). Ju mund të bëni ankesë kundër urdhërit të paraburgimit, por kjo kushton. Zgjatja e paraburgimit duhet të shqyrtohet çdo 3 muaj, dhe atë nga gjyqtar:ja në seancë.

Gjithashtu edhe punëdhënësi juaj rrezikon të përballet me sanksione ligjore (gjobë, dënim me para apo me burg).

Sa i përket miqve tuaj: Shumica e njerëzve që janë në kontakt me ju nuk rrezikojnë sanksione, përveç nëse autoritetet mendojnë se ata kanë "lehtësuar" qëndrimin tuaj (për shembull, duke ju strehuar). Në rast të tillë, sipas rregullit. ata rrezikojnë një gjobë të vogël.

Këshillë: Drejtohuni menjëherë në një qendër këshillimi ligjor nëse jeni ndaluar nga policia.

 

8. Mbështetja në situatë emergjence

Nëse jeni nevojtar, ju nuk keni të drejtë në ndihmë sociale. Megjithatë ju keni të drejtë për ndihmë në situatë emergjence përkitazi me ushqimin, strehimin, veshmbathjen dhe shpenzimet bazë mjekësore. Sidoqoftë, kjo do të thotë që ju duhet të regjistroheni pranë autoriteteve kantonale dhe kështu vështirësohet aplikimi juaj për rregullim, pasi më nuk jeni të pavarur financiarisht.

Nëse kërkesa juaj për azil refuzohet ose ju keni marrë një vendim për mos shqyrtim, në kushte të caktuara ju keni të drejtë për ndihmë emergjente, e cila ju garanton minimumin e mbijetesës.

9. Diskriminimi

Diskriminimi cenon të drejtat themelore të njeriut dhe dinjitetin njerëzor. Megjithatë, shumë njerëz në Zvicër përjetojnë racizëm dhe diskriminim - në jetën e tyre private, në marrëdhëniet me autoritetet, në jetën publike dhe në vend të punës.

Ligjet e Zvicrës ofrojnë një mbrojtje të dobët në luftën kundër racizmit dhe formave të tjera të diskriminimit.

Njerëzit që përballen me diskriminim ndeshen me pengesa të ndryshme, duke përfshirë problemin e dëshmimit dhe frikën nga pasojat sociale, politike, ligjore dhe financiare.

Ne jemi solidar! Organizatat dhe sindikatat e solidaritetit çdo ditë janë të angazhuara për të përmirësuar ligjet dhe zbatimin e tyre, në mënyrë që racizmi dhe të gjitha format e tjera të diskriminimit të mund të ndëshkohen me efektivitet. Ruani sa më shumë dëshmi të jetë e mundur dhe kontaktoni një qendër këshillimi: Ju do të përkraheni.

10. Rreziku për t'u raportuar tek autoritetet e migracionit

Ligji detyron autoritete të caktuara që t'ua përcjellin të dhënat tuaja autoriteteve të migracionit, nëse dyshohet ose kanë informacione se statusi juaj i qëndrimit nuk është i rregullt. Është me rëndësi të dini se cilat janë ato.

Në shumicën e kantoneve, këto autoritete duhet të përcjellin sistematikisht të dhënat tuaja tek autoritetet e migracionit:

  • Autoritetet policore, autoritetet hetimore dhe gjykatat.
  • Autoritetet tatimore dhe autoritetet zbatuese të sigurimeve shoqërore
  • Autoritetet e azilit
  • Entet e gjendjes civile (përjashtohen në shumicën e rasteve lëshimi i certifikatave të lindjes dhe pranimet e atësisë)
  • Inspektor:et e punës, entet për kontrollimin e tregut të punës, arkat e papunësisë dhe entet e punës.

Në anën tjetër, në përgjithësi ju mund t'u besoni në parim këtyre autoriteteve dhe organizatave:

  • Enteve shkollore dhe institucioneve arsimore
  • Autoriteteve mjekësore, shërbimeve shëndetësore dhe personelit mjekësor
  • Arkave shëndetësore-autoriteteve zbatuese
  • Ndihmës për viktima
  • Avokat:eve
  • Shoqatave (qendrave këshilluese, zyrave të avokaturës, organizatave ndihmuese) sindikatave

Këshillë: Këto lista nuk janë të plota dhe ka dallime nga kantoni në kanton. Nëse keni dyshime se cilave autoritete mund t'u besoni - veçanërisht tek gjykatat civile dhe gjykatat e punës - kontaktoni fillimisht një qendër këshillimi ose një sindikatë.

Kërkesat e Unia

Tani shumë vite në Zvicër janë duke luftuar Sans-Papiers së bashku me grupet përkrahëse për rregullimin kolektiv. Janë arritur disa suksese: Me mijëra leje qëndrimi si dhe e drejta për sigurim shëndetësor për të gjithë. Në regjionet ku Sans-Papiers janë të organizuar mirë, janë hapur shtigje të reja: Kështu për shembull, fushata "Operation Papyrus" në Gjenevë, në vitin 2017 dhe 2018 çoi në rregullimin e statusit të qëndrimit të mbi 2,800 Sans-Papiers. Kriteret e Gjenevës për rregullim:

  • Kohëzgjatja e qëndrimit prej 5 vitesh për familjet me fëmijë të moshës së shkollimit të detyrueshëm - ky kriter qëndrimi 5-vjeçar ka të bëjë me njërin nga anëtarët e familjes.
  • Kohëzgjatja e qëndrimit dhjetë vjet për individë, çifte pa fëmijë ose çifte me fëmijë që nuk kanë mbushur ende moshën e shkollimit të detyrueshëm.
  • «Integrimi» i mirë; vërtetimi i nivelit gjuhësor A2 duhet së paku të jetë në përfundim e sipër.
  • Asnjë dënim penal, asnjë dënim i përsëritur për qëndrim të parregullt dhe punë të paligjshme, dhe asnjë ndalim të njëpasnjëshëm të hyrjes në Zvicër.
  • Pavarësi e plotë financiare dhe pa borxhe.
  • Në marrëdhënie pune

Një arsye e mirë angazhimi, përfshirja në kolektive të ndryshme të Sans-Papiers për mbështetjen e Sans-Papiers në regjionin tuaj!

Këshillë: Si punëtor:e Sans-Papiers, ju mund t'i bashkoheni një sindikate pa rrezik. Për çdo ditë sindikatat udhëheqin luftën për një shoqëri të drejtë të bazuar në solidaritet. Për shkak se, pavarësisht nga situata ligjore, përfaqëson interesat e të gjithë anëtarëve të saj, sindikata mund t'ju këshillojë dhe mbështesë, fjala bie në procedurat gjyqësore.

Adresa të dobishme

Spagat, Sans-Papiers qendër kontakti AG/SO për shëndetësi e çështje sociale, Augustin-Keller-Strasse 1, 5001 Aarau
T +41 62 836 30 20, T +41 79 728 60 96 (këshillim social), T +41 79 728 58 97 (këshillim shëndetësor)
E-Mail: spagat@heks.ch, www.sans-papiers.ch

Anlaufstelle für Sans-Papiers, Rebgasse 1 (1.Stock), 4058 Basel
T +41 61 681 56 10 (këshillim social e ligjor, këshillim e kujdes shëndetësor)
E-Mail: basel@sans-papiers.chwww.sans-papiers-basel.ch

Augenauf, Postfach, 4005 Basel
T +41 61 681 55 22, E-Mail: basel@augenauf.ch, www.augenauf.ch

SindikataUnia, Rebgasse 1, 4058 Basel
T +41 61 686 73 00, nordwestschweiz.unia.ch

Solinetz Basel, Postfach, 4005 Basel
E-Mail: solinetz@solinetzbasel.ch, solinetzbasel.ch

Bashkimi i punëtor:eve pa status të rregulluar, c/o Sindikatat ndërprofesionale të punëtor:eve (IGA), Oetlingerstrasse 74, 4057 Basel
T +41 61 681 92 91, www.viavia.ch/iga

Augenauf, Quartiergasse 17, 3013 Bern 11
T +41 31 332 02 35, E-Mail: basel@augenauf.ch, www.augenauf.ch

Qendra këshilluese e Bernës për Sans-Papiers, Effingerstrasse 35, 3008 Bern
T +41 31 382 00 15, T +41 79 794 62 28, E-Mail: beratung@sans-papiers-contact.ch, www.sanspapiersbern.ch

Këshillimorja ligjore e Bernës për njerëzit në nevojë, Eigerplatz 5, 3007 Bern
T +41 31 385 18 20, E-Mail: info@rbsbern.ch, rechtsberatungsstelle.ch

E drejta e qëndrimit-kolektiv Bernë
T +41 78 801 26 34, E-Mail: bern@bleiberechtfueralle.ch, www.bleiberecht.ch, www.sans-papiers-bern.ch

Sindikata Unia, Monbijoustrasse 61, 3001 Bern
T +41 31 385 22 22, bern.unia.ch

Qendra kontaktuese kishtare Masat e dhunshme Kanton Bernë (KAS), Postfach, 3001 Bern
T 031 332 00 50, www.refbejuso.ch

Kryqi i Kuq Zviceran (SRK) Përkujdesi shëndetësor për Sans-Papiers, Werkstrasse 16, 3007 Bern
T +41 31 960 77 77, T +41 79 666 95 72, E-Mail: gesundheit-sanspapiers@redcross.ch, www.redcross.ch/de/gesundheitsversorgung-fuer-sans-papiers

Rrjeti i solidaritetit Bernë, Schwarztorstrasse 76, 3007 Bern
T +41 31 991 39 29, E-Mail: info@solidaritaetsnetzbern.ch, solidaritaetsnetzbern.ch

Qendra për planifikim familjar, Effingerstrasse 102, Kati D, 3010 Bern
T +41 31 632 12 60, E-Mail: familienplanung.fkl@insel.ch

Zvieri-Treff Biel, Rue Général Dufour 46 et 65, 2502 Biel sanspapiersbern.ch/aktivit%C3%A4t/zvieri-treff-biel

Centre de Contact Suisses-Immigrés (CCSI) – SOS Racisme, Rue des Alpes 11, 1700 Fribourg
T +41 26 424 21 25, www.ccsi.ch

Fri-Santé (këshillim shëndetësor), Rue François-Guillimann 12, 1700 Fribourg
T +41 26 341 03 30, www.fri-sante.ch

Sindikata Unia, Route des Arsenaux 15, 1700 Fribourg
T +41 26 347 31 31, fribourg.unia.ch

Centre de Contact Suisses-Immigrés (CCSI), Route des Acacias 25, 1227 Genève
T +41 22 304 48 60, www.ccsi.ch

Centre social protestant (CSP) (Trafikimi me qenie njerëzore), Rue du Village-Suisse 14, 1211 Genève 8
T 0800 20 80 20 csp.ch/geneve/services/questions-de-traite-humain

Collectif de soutien aux Sans-Papiers, Route des Acacias 25, 1227 Genève
T +41 22 301 63 33, E-Mail: collectifsanspapiers@ccsi.ch, www.sans-papiers.ch

Consultation ambulatoire mobile de soins communautaires (CAMSCO) (Pflegeberatung), Rue Hugo-de-Senger 4, 1205 Genève
T +41 22 382 31 31, www.hug.ch/medecine-premier-recours/camsco

Sindikata Unia, Chemin Surinam 5, 1211 Genève
T +41 22 949 12 00, geneve.unia.ch

SIT, Rue des Chaudronniers 16, 1211 Genève 3
T +41 22 818 31 31, www.sit-syndicat.ch

Permanences volantes (EPER), Rue de l’Orangerie 1, 1202 Genève
T +41 22 918 00, E-Mail: bureau-ge@eper.ch, www.eper.ch/corona-pandemie/projekte/permanences-volantes

Sindikata Unia, Lämmlisbrunnenstrasse 41, Postfach 647, 9004 St. Gallen
T +41 0 848 750 751, E-Mail: osgr@unia.ch

Miteinander Valzeina, Valzeinastrasse 40, 7213 Valzeina
T +41 81 325 23 19, www.vmv.ch

Sindikata Unia
T 0848 421 600, transjurane.unia.ch

Lëvizja jurasiane në mbështetje të Sans-Papiers
T +41 79 422 95 10, E-Mail: sans-papiers-ju@bluewin.ch, mjssp.ch

Sindikata Unia, St. Karlistrasse 21, 6002 Luzern
T +41 0848 651 651, zentralschweiz.unia.ch

Qendër kontakti dhe këshillimi për Sans-Papiers në Lucern, Langensandstrasse 1, 6005 Luzern
T +41 41 240 24 10, E-Mail: luzern@sans-papiers.ch, www.sanspapiersluzern.ch

Caritas, Vieux-Châtel 4, 2002 Neuchâtel
T +41 32 886 80 70, E-Mail: caritas.neuchatel[at]ne.ch, www.caritas-neuchatel.ch

Centre social protestant (CSP), Këshillime ligjore për raste të refuzimit të azilit
Rue des Parcs 11, 2000 Neuchâtel
Rue du Temple-Allemand 23, 2300 La Chaux-de-Fonds
T +41 32 886 91 00, E-Mail: csp.neuchatel@ne.ch, csp.ch/neuchatel

Dispensaire des rues de Neuchâtel (këshillim shëndetësor), Rue Fleury 22, 2000 Neuchâtel
T +41 32 721 10 25, E-Mail: info@solidaritaetsnetzbern.ch, solidaritaetsnetzbern.ch

Droit de rester, rue des Usines 10, 2000 Neuchâtel
T +41 77 474 75 60, E-Mail: info@rester.ch, rester.ch

Sindikata Unia, Avenue de la Gare 3, 2000 Neuchâtel
T 0848 203 090, E-Mail: neuchatel@unia.ch, neuchatel.unia.ch

Médecins du Monde Suisse (këshillim shëndetësor), Rue du Château 19, 2000 Neuchâtel
T +41 32 725 36 16, medecinsdumonde.ch

Sindikata Unia, Lämmlisbrunnenstrasse 41, Postfach 647, 9004 St. Gallen
T +41 0 848 750 751, E-Mail: osgr@unia.ch

IG Sans-Papiers St. Gallen, Rosenbergstrasse 73, 9000 St. Gallen
T +41 76 492 99 69, E-Mail: info@sans-papiers-sg.ch, www.sans-papiers-sg.ch

Rrjeti i solidaritetit i Zvicrës lindore, Tschudistrasse 21, 9000 St. Gallen
T +41 71 220 17 45, E-Mail: info@solidaritaetsnetzbern.ch, solidaritaetsnetzbern.ch

Casa Astra – Centro di prima accoglienza, Via Mastri Ligornettesi 28, 6853 Ligornetto
T +41 91 647 46 47, T +41 77 448 85 72, E-Mail: casa.astra@bluewin.ch, casa-astra.ch

Sindikata Unia, Casella postale 178, 6532 Castione
T +41 91 822 30 90, ticino.unia.ch

May Day – SOS Ticino, Schweizerische Arbeiterhilfswerk (SAH), Via Merlina 3a, 6962 Viganello
T +41 91 973 70 67, www.sos-ti.ch/mayday.html

Movimento dei Senza Voce, via Antonio Rinaldi 2, 6850 Mendrisio
T +41 91 647 46 47, T +41 77 448 85 72, E-Mail: senzavoce@bluewin.ch

Astrée, Ruelle de Bourg 7, 1003 Lausanne
T +41 21 544 27 97/98, E-Mail: info@astree.ch, www.astree.ch

Chèque-Emploi (EPER)
T. +41 21 613 40 84, E-Mail: cheques-emploi@eper.ch, www.cheques-emploi.ch

Collectif des Sans-Papiers de La Côte
T +41 79 526 75 70, E-Mail: luzern@sans-papiers.ch, www.sanspapiersluzern.ch

Collectif Droit de rester, Coordination Asile-Migration, Case postale 5744, 1002 Lausanne
E-Mail: collectif@stoprenvoi.ch, www.droit-de-rester.blogspot.com/p/propos-du-collectif.html

Collectif vaudois de soutien aux sans-papiers (CVSSP), Case postale, 1000 Lausanne
T +41 76 432 62 67, E-Mail: info@sans-papiers-vd.ch, www.sans-papiers-vd.ch

Sindikata Unia, Place de la Riponne 4, 1002 Lausanne
T +41 21 310 66 00, vaud.unia.ch

La Fraternité– Centre Social Protestant (CSP), Place Arlaud 2, 1003 Lausanne
T +41 21 213 03 53, E-Mail: frat@csp-vd.ch, www.csp.ch

Centre Suisses-Immigrés (CSI), Avenue de Tourbillon 34, Case postale 280, 1951 Sion
T +41 27 323 12 16, E-Mail: csivs@bluewin.ch, csivs.ch

Sindikata Unia, Rue de la Dt-Blanche 9, 1950 Sion 2 Nord
T +41 27 602 60 00, valais.unia.ch

Un soin juste, Rue de Lausanne 69, 1950 Sion
T +41 77 507 41 08, unsoinjuste.ch

Augenauf, Postfach, 8026 Zürich
T +41 44 241 11 77, E-Mail: zuerich@augenauf.ch, www.augenauf.ch

Colectivo Sin Papeles Zurich, Postfach, 8023 Zürich
E-Mail: colectivosinpapeleszurich@yahoo.es

Qendra profesionale trafikimi me gra dhe migraciioni i grave (FIZ), Hohlstrasse 511, 8048 Zürich
T +41 44 436 90 00, E-Mail: contact@fiz-info.ch, www.fiz-info.ch

Freiplatzaktion Zürich, Dienerstrasse 59, 8004 Zürich
T +41 44 241 54 11, E-Mail: info@solidaritaetsnetzbern.ch, solidaritaetsnetzbern.ch

Sindikata Unia, Stauffacherstrasse 60, 8004 Zürich
T +41 44 296 18 18, zuerich-schaffhausen.unia.ch

Sans-Papiers-Anlaufstelle Zürich (SPAZ), Kalkbreitestrasse 8, 8003 Zürich
T +41 43 960 87 77, E-Mail: zuerich@sans-papiers.ch, www.sans-papiers.ch

Meditrina (Gesundheitszentrum),Schweizerisches Rote Kreuz (SRK), Kronenstrasse 10, 8006 Zürich
T +41 44 360 28 72, medizinische Anlaufstelle für Sans-Papiers Meditrina

Solirrjeti Cyrih
T +41 77 527 61 93, E-Mail: freiwillige@solinetz.ch, solinetz-zh.ch

Informacione dhe këshilla në 16 gjuhë të ndryshme www.migraweb.ch

Broshura mbi temat shëndetësore në gjuhë të ndryshme www.migesplus.ch

Jurist:et demokrat:e Zvicër www.djs-jds.ch

Aids-Hilfen in Ihrer Nähe: aids.ch/de/ueber-uns/verband/regionale-aids-hilfen

Sindikata Unia, Zentralsekretariat, T +41 31 350 21 11, www.unia.ch

Platforma përkujdesi shëndetësor për Sans-Papierswww.sante-sans-papiers.ch

Plattform Human Rightswww.humanrights.ch

Platttform zu den Sans-Papierswww.sans-papiers.ch

Platforma zvicerane kundër trafikimit me qenie njerëzoreplattform-menschenhandel.ch

Qendra vëzhguese zvicerane për të drejtën e azilit dhe të huajve beobachtungsstelle.ch

Kryqi i Kuq Zviceran (SRK) Përkujdesja shëndetësorewww.redcross.ch/de/gesundheitsversorgung-fuer-sans-papiers

Solidarité sans frontières www.sosf.ch

Solinetzesolinetze.ch

Stopexclusion Koordinimi kundër përjashtimit dhe ksenofobisë www.stopexclusion.ch

Adresat në të gjithë Evropën: Rrjeti evropian kundër nacionalizmit, racizmit, fashizmit dhe në mbështetje të migrantëve dhe refugjatëve www.unitedagainstracism.org

Informacione dhe E-Mail-këshillime mbi qëndrimin në Evropë në katër gjuhë të ndryshme:www.w2eu.info

Politika dhe fushatat: Platforma për bashkëpunim ndërkombëtar për migrantët pa dokumente (PICUM) www.picum.org