Hotelet partnere të Unia

A do të shkosh në pushime? Si anëtar:e i/e Unia ti përfiton lirime e zbritje në hotelet tona partnere në Zvicër, Gjermani, Austri dhe Francë.

Hotelet

Hoteli i Kryeqytetit është mbresëlënës me dhomat elegante dhe një tarracë romantike mbi qytetin e vjetër. Ty të presin shijimet kulinare në restorantin Volkshaus.

Zbritja jote: 20 përqind

www.hotelbern.ch

Pamja e papërsëritshme e liqenit të Luzernit dhe brigjeve përreth është njëra nga shumë arsyet, përse ia vlen në çdo kohë një vizitë në FloraAlpina 3*. 56 dhoma individuale si dhe një park i gjerë hoteli me pishinë të jashtme dhe vorbull të hapur, me sauna dhe banjë avulli zgjerojnë ofertën dhe ju ftojnë të relaksoheni.

Zbritja jote: 10 përqind për bujtje përfshi edhe mëngjesin (nuk mund të kombinohet me promovime ose paketa të tjera).

www.floraalpina.ch

Në mes Thun-it dhe megjithatë në një vend të qetë. Shijo kuzhinën me renome dhe pamjen e mrekullueshme në lumin Aare dhe zonën e shtegtimit në Malësinë e Bernës. Njoftim: Hoteli për momentin është mbyllur shkaku i renovimit.

Zbritja jote: 20 përqind

www.hotelaarethun.ch

Hoteli Kreuz në Lenk gjendet pranë shtegut për ecje të gjata me ski dhe rrëzë liftit Goldel. Është i njohur për mikpritjen tradicionale.

Zbritja jote:10 përqind në sezonin kryesor, 20 përqind në sezonet tjera

mirolis-erlebniswelten.ch/kreuzlenk/

Hotel në vendndodhje të mrekullueshme me apartamente midis palmave dhe magnolieve dhe pamje të lirë në liqenin Maggiore. Shijo specialitetet e përgatitura freskët të Tiçinos në teracën me diell ose në shpellë.

Zbritja jote: 20 përqind (përveç në pushimet shkollore dhe festave)

www.campagnola.ch

Toskana është një nga regjionet që mishëron më së miri konceptin italian të jetës së ëmbël "la dolce vita". Kjo nuk është rastësi. Në një zonë që mund të përshkohet nga veriu në jug në më pak se tre orë, peizazhet dhe panoramat ndërrohen, nga deti në male, nga kodrat në burimet termale, pa lënë anash qytetet e artit. Kuzhina është e njohur në të gjithë botën për gatimet e saj burimore tradicionale dhe cilësinë e verërave të saj, të cilat prodhohen me shumë dashuri dhe dije të trashëguara brez pas brezi. Toskana me të vërtetë ka gjithçka. Dhe nëse doni të zbuloni Toskanën ndërsa përkëdheleni dhe kënaqeni me pak luks, atëherë Hotel Apogeo është vendi ideal për ju.

Zbritja jote: 10 % për qëndrime dhe trajtime spa (të përfshira gjitha llojet e shërbimeve) me paraqitjen e kartës suaj të anëtarësimit në Unia

www.hotel-apogeo.it

Shfrytëzo si anëtar:e i/e Unia ofertat e sindikatës gjermane të ndërtimit: «Pushimet GEW» ofrojnë hotele dhe banesa në shtëpitë e pushimit në tërë Gjermaninë – nga Sylt deri në Chiemsee – dhe në rivierën franceze (Côte d’Azur). Për «Top-ofertat» e GEW ti gjithashtu do të kesh lirime shtesë:

Oferta dhe zbritje në çmimet e rregullta
VendiLlojiZbritje
SyltBanesë pushimideri në 10%
RügenBanesë pushimi / Hotelderi në 25%
UsedomBanesë pushimi deri në 20%
MüritzBanesë pushimideri në 15%
BerlinHotelderi në 30%
ChiemseeHotelderi në 15%
AllgäuBanesë pushimi / Hotelderi në 25%
Côte d´AzurBanesë pushimi / Hotelderi në 25%

Të gjitha ofertat me çmime preferenciale ti i gjen në Bonus-Portal. Destinacionet e pushimeve dhe çmimet e rregullta gjenden në «GEW-Ferien».