Qëndro në rrjedha

Gazetat tona sindikale dhe buletinet të informojnë rregullisht rreth temave të punës.

Njëherë në muaj ne dërgojmë Buletinet tona me të gjitha informatat përkatëse mbi fushatat dhe manifestimet tona.

Publikohen rregullisht Work në gjermanisht, L’Evénement syndical në frëngjisht dhe Area në italisht. Në to ti gjen shkrime mbi botën e punës, reportazhe të thelluara si dhe intervista e portrete.

Horizonte është revistë sindikale për anëtarët tanë që flasin gjuhë të huaja. Revista botohet në këto gjuhë: portugeze, turke, serbe-kroate-boshnjake, spanjolle, polake dhe shqipe. Ajo informon mbi aktivitetet sindikale, zhvillimet shoqërore dhe politike në vendet e prejardhjes së migrant:eve dhe mbi politikën e migracionit, pensioneve, të drejtave politike në Zvicër.

Industrie News është buletini informativ i Sindikatës Unia për anëtarët e industrisë. Ai botohet tetë herë në vit në gjermanisht dhe frëngjisht. Buletini përmban këshilla të vlefshme juridike, lajme më të fundit nga dega dhe video. 

Der Polier / Contremaître është magazina jonë profesionale për kryepunëtorë të ndërtimtarisë dhe parapunëtorë dhe botohet dy herë në vit.