Nga sigurimi tek pushimet, gjithçka është e përfshirë

Qoftë sigurimi i mbrojtjes multiligjore e Coop-it, Reka-Paratë, Bank Cler, sigurime tek Smile apo oferta pushimi: Ka shumë gjëra të veçanta për ty.

Për vetëm 10 franga në muaj ti mund të lidhësh sigurimin shtesë multi-ligjor. Kështu, ti me familjen tënde je i mbrojtur edhe tek kontestet ligjore në trafik dhe në fushën private.

Informacionet dhe lajmërimi

Me 10 për qind zbritje të blesh dhe të paguash – ky është përfitimi i Reka parave. Kartën Reka mund ta përdorësh në pikat e karburantit, për tren, autobus dhe tramvaj, në qendra fitnesi, në restorante dhe kafene. Përveç kësaj, ajo vlen edhe për një shumëllojshmëri të madhe aktivitetesh të kohës së lirë.

Provoje: gjermanisht, frëngjisht, italisht ose anglisht

Tek Bank Cler ti përfiton shumëfish:

  • Ti kursen përgjatë dy viteve së paku 260 franga - falë paketës bankare falas Clasic të Bank Cler (përfshi kartelën Debit dhe Kredit).
  • Ti mund të marrësh një bonus deri në 1000 franga tek investimet.
  • Ti do të përfitosh nga kamata e volitshme hipotekare për pronën tënde banesore.
  • Parakushtet si dhe përparësitë tua i gjen këtu.

Tek Smile ti përfiton nga tarifa speciale për

  • Sigurimin e gjësendeve shtëpiake dhe të përgjegjësisë private
  • Sigrurimi i automjetit dhe i udhëtimit

mëso më shumë

Qoftë për pushime në plazh, për shëtitje malore apo për pushime familjare – si anëtar i Unia-s udhëton më lirë në pushime.

Me pushimet Reka mund të organizosh pushime familjare në një apartament të rehatshëm, në një hotel apo në një resor sipas zgjedhjes tënde. Më shumë informacion.

Zbulo hotelet partnere të Unia-s dhe ofertat e GEW-pushime në Zvicër dhe në vendet fqinje.

Pushime për buxhet të vogël

Familjet dhe vetëmbajtës:et me të ardhura të vogla mund të kalojnë një javë më lirë në një banesë pushimesh të Reka në Zvicër - me një çmim prej 200 franga.

Parakushtet

  • Ti je së paku qe tre muaj anëtar:e i/e Unia.
  • Fëmijët që të shoqërojnë ty, janë nën moshën 16 vjeç.
  • Familjet e huaja: së paku njëri nga prindërit posedon lejen përhershme të qëndrimit C.
  • Ti banon edhe punon së paku qe dy vite në Zvicër.

I interesuar? Na kontakto. Neve na nevojiten të dhënat e sakta të të ardhurave tua dhe për fëmijët e tu - dhe ti mund të bësh për 200 franga pushime familjare të mrekullueshme.

Unia-Ferien
Weltpoststrasse 20
3000 Bern 15
ferien@unia.ch
031 350 21 11