A ke probleme në vendin e punës apo me shefin tënd?

Ne të këshillojmë dhe të ofrojmë mbrojtje ligjore. Ne të ndihmojmë tek:

  • çështjet juridike, që i përkasin marrëdhënies tënde të punës
  • Vështirësitë në jetën e punës dhe me punëdhënësin
  • Kontestet e punës me autoritetet shtetërore
  • Kontestet me sigurimet shoqërore zvicerane, që ndërlidhen me marrëdhënien në punë (Përjashtim: aksidentet jo profesionale)
  • Diskriminimi, seksizmi dhe bullizmi në lidhje me marrëdhënien e punës
  • Aksidentet rrugës për në punë
  • Lejet e qëndrimit dhe bashkimi familjar

Me rëndësi: Për të pasur të drejtë në mbrojtje ligjore, në kohën e ngjarjes ti duhet të kesh qenë së paku tre muaj anëtar i Unia. Gjithashtu nuk duhet të keni kontribute të papaguara. Për pyetje dhe për termine kontakto Unia në regjionin tënd.

Oferte ekskluzive

Me vetëm 10 franga në muaj, ti mund të përfitosh një sigurim shtesë të përgjithshëm juridik. Kështu, ti dhe familja jote jeni të mbrojtur edhe në rast të mosmarrëveshjeve ligjore në trafik apo në jetën private.

Informacion dhe regjistrim në gjermanisht, frëngjisht ose italisht.