Andaj duhen Kontratat Kolektive të Punës
Pse janë Kontratat Kolektive të Punës (KKP) me rëndësi?
Ngase ato kujdesen për kushte të drejta e të sigurta pune. Kështu ti si punëmarrës:e mbrohesh nga arbitrariteti dhe forcon pozitën dhe të drejtat tua. Me një KKP ti gjithmonë ke kushte më të mira pune, se sa parasheh ligji. Për shembull KKP rregullojnë:
- Pagat minimale, pagën e 13 mujore, barazinë në paga për gra dhe burra
- Vazhdim i marrjes së pagës gjatë sëmundjes, shtatzënisë, shërbimit ushtarak etj.
- Modele pensionimi, përfshi pensionimin e parakohshëm në profesione me ngarkesë të lartë
- Pushimet e lehonisë dhe atësisë
- Trajnime të mëtejme konkrete
- Modele të favorshme të kohës së punës, më pak «punë me thirrje»
- Siguri në punë dhe mbrojtje të shëndetit
- Rregullim i pushimeve dhe ditëve festive
- Afate më të mira largimi dhe dorëheqjeje
- Plane sociale - nëse janë të nevojshme
- Të drejta pjesëmarrjeje për punëmarrësit
Detyra e sindikatave
Sindikatat i negociojnë KKP me shoqatat dhe/apo me punëdhënësit. Unia është partner kontraktues në 250 KKP në ndërtimtari, në shërbime profesionale, në industri dhe në zejtari.
Ne përfaqësojmë interesat e punëmarrësve dhe shtyjmë përpara shqetësimet e tyre. Prandaj anëtarët janë të rëndësishëm. Vetëm kështu e dimë ne, cilat janë shqetësimet në një sektor. Kur jemi shumë, jemi më të fortë. Më e mira është: Ne u rimbursojmë anëtarëve tanë, tërësisht ose pjesërisht, kontributet profesionale, që atyre u zbriten nëse i nënshtrohen një KKP-je. Kjo domethënë, ty të kthehet një pjesë e konsiderueshme e kontributit që ti paguan për anëtarësim.