T’i japim fund padrejtësive në procesin e natyralizimit! Seminar online mbi nismën për demokracinë

Një e katërta e popullsisë në Zvicër jeton, punon dhe paguan taksa në këtë vend, nuk ka pasaportë zvicerane. Ligji aktual për fitimin e shtetësisë është ndër më të rreptët në Evropë. Procedurat janë të ndërlikuara, të shtrenjta dhe shpeshherë të padrejta. 

Nisma për demokracinë kërkon ta ndryshojë këtë situatë. Nisma propozon rregulla të drejta që u japin mundësi të fitojnë shtetësinë të gjithë personave që jetojnë ligjërisht në Zvicër prej të paktën 5 vitesh dhe kanë njohuri bazë të një gjuhe kombëtare. 

Në këtë uebinarë do të mësoni:

  • Pse situata aktuale përbën një problem për demokracinë. 
  • Çfarë do të ndryshojë konkretisht kjo nismë dhe çfarë përfitimesh do t’u sjellë personave të interesuar. 
  • Si mund të përfshihesh në fushatë dhe të flasësh për të me njerëzit që të rrethojnë. 

Regjistrohu në uebinarë dhe bashkohu me fushatën. Presim me kënaqësi që të kemi në mesin tonë!

Ne zhvillojmë webinarët në Zoom në gjuhët e mëposhtme:

Regjistrohu