Unia (në tekstin e mëtejmë edhe si "ne") merr dhe përpunon të dhëna personale që kanë të bëjnë me ju ose persona të tjerë (të ashtuquajturat "palë të treta"). Një marrëdhënie kontraktuale me Unia nuk është e detyrueshme, mund të ketë të bëjë edhe me të dhëna të të interesuarve, të cilët janë të interesuar të anëtarësohen në Unia, p.sh. nga një aksion tryeze apo rekrutimi të anëtarëve etj. Ne këtu përdorim shprehjen "të dhëna" në domethënien e "të dhënave personale" në kuptimin e zbatimit të ligjit mbi privatësinë. Me "Unia" nënkuptohen gjithashtu filialet e shumta të menaxhuara (p.sh. Unia Viva AG, Administrata e Zivag AG) si dhe trupat e saja përbërëse, institucionet (p.sh. fondacionet dhe shoqatat) dhe bashkësitë ligjore (p.sh. partneriteti i thjeshtë). Shprehje të tilla si "të dhëna personale", "përpunim" ose "të dhëna personale veçanërisht të denja për mbrojtje" kanë kuptimin e përcaktuar në ligj (krahaso përshkrimin në nenin 5 të ligjit përkatës DSG). Ne ua bëjmë me dije që, veçanërisht të dhënat mbi përkatësinë sindikaliste nga ligji, klasifikohen si veçanërisht të denja për mbrojte, gjë e cila ka si pasojë, që këto të dhëna personale i nënshtrohen mbrojtjes së veçantë.
Në deklaratën e privatësisë («DSE») ne përshkruajmë, se çka bëjmë ne me të dhënat tuaja, kur ju vizitoni apo kur përdorni aplikacionin tonë (në tekstin e mëtejmë përgjithësisht «faqe interneti»), merrni shërbimet tona, në një mënyrë apo tjetër jeni të lidhur me ne, komunikoni me ne ose nëse përndryshe keni të bëni me ne. Sipas nevojës, ne do t'ju informojmë me anë të një njoftimi me kohë për aktivitete shtesë të përpunimit që nuk përmenden në këtë deklaratë për mbrojtjen e të dhënave.
Nëse ju na jepni të dhëna apo na njoftoni mbi persona tjerë, ne nisemi nga ajo që ju jeni i autorizuar dhe se këto të dhëna janë të sakta. Duke dërguar të dhëna për palët e treta, ju e konfirmoni këtë. Ju lutemi që të siguroheni, që edhe këto palë të treta janë të informuar mbi këtë deklaratë të privatësisë.
Deklarata e privatësisë bazohet në kërkesat e ligjit zviceran për mbrojtjen e të dhënave («DSG») dhe rregulloren shoqëruese («DSV»).
Të dhënat e përpunuara të përshkruara në ketë deklaratë të privatësisë bëhen nga ana e Unia (shihi në vijim të dhënat e kontaktit), përveç nëse kjo në raste individuale komunikohet ndryshe.
Për shqetësimet tuaja mbi mbrojtjen e të dhënave dhe për të ushtruar të drejtat tuaja sipas shifrës 11 ju mund të na arrini në vijim:
Unia – Die Gewerkschaft Weltpoststrasse 20 3000 Bern 16
datenschutz@unia.ch
Ne përpunojmë kategori të ndryshme të të dhënave mbi ju. Kategoritë me të rëndësishme janë si në vijim:
Shumë nga të dhënat e përmendura në ketë shifër 3 ju na i jepni vet neve (p.sh. përmes formularëve, në kuadër të komunikimit me ne, në ndërlidhje me kontratat, tek përdorimi i faqes së internetit etj.). Ju për ketë nuk jeni të obliguar, duke përjashtuar rastet individuale, p.sh. në kuadër të koncepteve të detyrueshme mbrojtëse (detyrime ligjore). Nëse lidhni kontrata me ne ose dëshironi të kërkoni shërbime, duhet gjithashtu të na jepni të dhëna si pjesë e detyrimit tuaj kontraktual në përputhje me kontratën përkatëse, në veçanti të dhënat kryesore, të dhënat e kontratës dhe të regjistrimin. Tek përdorimi i faqes sonë të internetit përpunimi i të dhënave teknike është i pashmangshëm. Nëse dëshironi të keni qasje në sisteme ose ndërtesa të caktuara, duhet të na jepni të dhënat e regjistrimit.
Për aq sa kjo nuk është e palejueshme, ne gjithashtu marrim të dhëna nga burime të qasshme publikisht (p.sh. regjistrat e mbledhjes së borxheve, regjistrat e tokës, regjistrat tregtarë, mediat ose interneti përfshirë mediat sociale) ose marrim të dhëna nga ndërmarrje të tjera brenda grupit tonë, nga autoritetet dhe nga palët e treta (p.sh. agjencitë e raportimit të kredisë, shoqatat, partnerët kontraktualë, shërbimet e analizës së internetit, etj.).
Ne ua bëjmë me dije se periudhat e ruajtjes të treguara më sipër zbatohen vetëm për të dhënat personale që janë nën kontrollin tonë, d.m.th që ne vet mund ti përpunojmë, gjë që, për shembull, nuk ka të bëjë me të dhënat personale të publikuara në mediat sociale (si p.sh. të dhënat e komunikimit në Facebook, Twitter, WhatsApp etj.) ose të ruajtura në mjetet e tilla si Google Analytics. Unia, në raste të tilla, nuk ka asnjë ndikim në kohëzgjatjen e ruajtjes së të dhënave dhe, fjala bie, mund të fshijë vetëm vlerësimet që ka ndërmarrë ajo (p.sh. skedarët PDF), por jo të dhënat e ruajtura në mjete ose platforma. Mbi mënyrën e mbledhjes, ruajtjes dhe përpunimit të të dhënave nuk është përgjegjëse Unia, por vetëm palët e treta përkatëse (operatorët e platformave të mediave sociale, Google, etj.). Kërkesat përkatëse, veçanërisht për pasqyrim, informacion, korrigjim dhe fshirje, duhet që ju t'ia drejtoni drejtpërdrejt operatorit përkatës (shih gjithashtu shifrën 7, 12 dhe 13 në vijim).
Më tutje, ju lutemi që të keni parasysh se arka e sigurimit të papunësisë (ALK) e Unia-s, e cila është një departament i Unia-s, i nënshtrohet gjithashtu kësaj deklarate për mbrojtjen e të dhënave (DSE), mirëpo rregulloret e veçanta ligjore (p.sh. AVIG) mund të parashikojnë afate të tjera ruajtjeje.
Unia pos tjerash mund të përdorë numrin tuaj AHV, të cilin e merr nga palë të treta (p.sh. Prevhor, Fondacioni Zviceran për Pensione i Industrisë së Orëve dhe Mikroteknologjisë ose Unia Viva AG) apo që janë lënë nga ju (p.sh. si pjesë e rekrutimit të anëtarëve).
Ne i përpunojmë të dhënat tuaja për qëllimet, të cilat do ti shpjegojmë në vijim. Informacione të mëtejme për zonën online mund të gjenden në shifrën dhe 14 në vijim. Këto qëllime, gjegjësisht synimet e tyre themelore, paraqesin interesat tona legjitime dhe në raste të caktuara të palëve të treta. Informacione të mëtejme mbi bazën ligjore të përpunimit tonë do të gjeni në shifrën 5.
Ne i përpunojmë të dhënat tuaja për qëllime që lidhen me komunikimin me ju, veçanërisht për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe për të mbrojtur të drejtat tuaja (shifra 11) dhe për t'ju kontaktuar me rastin e pyetjeve shtesë. Me këtë rast ne në veçanti përdorim të dhënat e komunikimit dhe të dhënat kryesore si dhe në ndërlidhje me të dhënat e regjistrimit gjithashtu edhe ofertat dhe shërbimet e përdorura nga ju. Ne i ruajmë këto të dhëna për të dokumentuar komunikimin tonë me ju, për qëllime trajnimi, për sigurimin e cilësisë dhe për pyetje të mëtejme.
Ne i përpunojmë të dhënat për krijimin, menaxhimin dhe përpunimin e marrëdhënieve kontraktuale, marrëdhënieve me anëtarët, partneriteteve kontraktuale (p.sh. në rrjedhën e komisioneve të paritetit) dhe kontrollin dhe zbatimin e masave të ligjit të punës (veçanërisht KKP).
Ne i përpunojmë të dhënat për qëllime marketingu dhe për të kultivuar marrëdhëniet, p.sh. për t'u dërguar anëtarëve tanë, palëve të interesuara dhe partnerëve kontraktualë reklama të personalizuara për produkte dhe shërbime nga ne dhe nga palë të treta (p.sh. udhëtime me zbritje dhe pushime përmes Reka). Kjo, për shembull, mund të marrë formën e buletineve dhe kontakteve të tjera të rregullta (elektronike, me postë, me telefon), nëpërmjet kanaleve të tjera për të cilat ne kemi informacione kontakti nga ju, por edhe si pjesë e fushatave individuale të marketingut (p.sh. manifestime, tubime informative, anketa, konkurse garuese, etj.) dhe gjithashtu që përmbajnë shërbime falas (p.sh. ftesa). Me pëlqimin tuaj, ne mund t'ju ofrojmë reklamat tona online të synuara për ju në internet (shih për ketë shifrën 13). Së fundi, ne duam gjithashtu t'u mundësojmë partnerëve tanë kontraktualë që t'u drejtohen anëtarëve tanë dhe partnerëve të tjerë kontraktualë për qëllime reklamimi dhe përpunimin e shërbimeve tona (shih për këtë shifrën 7).
Në kuadër të kultivimit të marrëdhënieve, ne mund të krijojmë edhe një sistem të menaxhimit, në të cilin ne për të kultivuar marrëdhënieve me klientët ("CRM") ne ruajmë të dhënat për anëtarët, ndërmarrjet furnizuese dhe partnerët e tjerë të biznesit që kërkohen për historikun e marrëdhënieve p.sh. për personat e kontaktit, mbi historinë e marrëdhënieve (p.sh. mbi shërbimet e marra ose të ofruara, veprimet e ndërsjella, etj.), interesat, dëshirat, masat e marketingut (buletin, ftesa për tubime, etj.) dhe informacione të tjera.
Të gjitha këto përpunime janë të rëndësishme për ne, jo vetëm për të promovuar ofertat tona në mënyrën më efektive, por edhe për t'i bërë marrëdhëniet tona me ju më personale dhe më pozitive, për t'u përqendruar në marrëdhëniet më të rëndësishme dhe për të përdorur burimet tona në mënyrën më efikase.
Të dhënat tuaja ne më tej i përpunojmë për hulumtime tregu, për përmirësimin e shërbimeve tona dhe të ndërmarrjes sonë.
Ne synojmë, që shërbimet tona (përfshi faqen tonë të internetit) ti përmirësojmë në vazhdimësi dhe për të reaguar sa më shpejtë në nevojat e ndryshuara. Prandaj, ne analizojmë, për shembull, se si ju lundroni nëpër faqen tonë të internetit ose cilat produkte nga cilat grupe njerëzish përdoren dhe si mund të dizajnohen shërbime të reja (për detaje të mëtejme krahaso shifrën). Për këtë qëllim, ne përpunojmë veçanërisht të dhëna kryesore, të sjelljes dhe të preferencave, por edhe të dhëna komunikimi e të dhëna nga pyetësorët e anëtarëve, anketat e studimet dhe informacione të tjera, p.sh. nga media, nga mediat sociale, nga interneti dhe nga burime të tjera publike. Për aq sa është e mundur, ne për këto qëllime përdorim informacion të pseudonimizuar ose të anonimizuar Ne gjithashtu mund të përdorim shërbimet e monitorimit të medias ose të kryejmë vetë monitorimin e medias, duke përpunuar të dhëna personale për të zhvilluar marrëdhënie me median ose për të kuptuar dhe për t'iu përgjigjur zhvillimeve dhe tendencave aktuale.
Ne gjithashtu mund ti përpunojmë të dhënat tuaja për qëllime sigurie dhe për kontrollin e qasjes.
Ne kontrollojmë dhe përmirësojmë vazhdimisht sigurinë e duhur të TI-së dhe infrastrukturën tonë tjetër (p.sh. ndërtesat). Si të gjitha ndërmarrjet, ne nuk mund të garantojmë shkelje të sigurisë së të dhënave me siguri plotë, por ne bëjmë pjesën tonë të punës për të zvogëluar rreziqet. Andaj, ne përpunojmë të dhëna, p.sh. për monitorimin, kontrollimin, analizimin dhe testimin e rrjeteve tona dhe infrastrukturave të TI-së, për kontrollet e sistemit dhe gabimeve, për qëllime dokumentacioni dhe në kuadër të kopjeve rezervë. Kontrollet e qasjes përfshijnë kontrollin e qasjeve në sistemet elektronike (p.sh. kyçja në llogaritë e përdoruesve) nga njëra anë, dhe kontrollin fizik të qasjes (p.sh. hyrja në ndërtesë) nga ana tjetër. Për qëllime sigurie (parandaluese dhe për të sqaruar incidentet), ne drejtojmë gjithashtu regjistrat e qasjes përkatësisht listat e vizitorëve.
Ne përpunojmë të dhënat personale në përputhje me ligjet, direktivat dhe rekomandimet nga autoritetet dhe rregulloret e brendshme ("përputhshmëria").
Në raste të caktuara, ne mund të jemi të detyruar të ndërmarrim disa sqarime mbi anëtarët ("Njih klientin tënd") ose t'u raportojmë autoriteteve. Edhe përmbushja e detyrimeve për njoftim, informim ose raportim, për shembull në ndërlidhje me detyrimet mbikëqyrëse dhe tatimore, kërkon ose përfshin gjithashtu përpunimin e të dhënave, p.sh. përmbushjen e detyrimeve të arkivimit dhe mënjanimin, zbulimin dhe sqarimin e veprave penale dhe shkeljeve të tjera. Kjo përfshin gjithashtu pranimin dhe përpunimin e ankesave dhe raportimeve të tjera, monitorimin e komunikimeve, hetimet e brendshme ose zbulimin e dokumenteve karshi autoriteteve, nëse kemi arsye të mjaftueshme për ta bërë këtë ose nëse ligjërisht detyrohemi për këtë. Të dhënat tuaja personale mund të përpunohen edhe në rast të hetimeve të jashtme, p.sh. nga një autoritet e ndjekjes penale ose mbikëqyrëse ose një agjenci private e autorizuar. Për të gjitha këto qëllime, ne përpunojmë veçanërisht të dhënat tuaja kryesore, të dhënat tuaja të kontratës dhe të dhënat e komunikimit, por në rrethana të caktuara edhe të dhëna të sjelljes dhe të dhëna nga kategoritë e të dhënave të tjera sipas shifrës 3. Tek detyrimet ligjore mund të kemi të bëjmë me ligjin zviceran, por edhe dispozitave të huaja, të cilave ne iu nënshtrohemi, si dhe vetë-rregullimet, standardet e industrisë, «Corporate Governance» të tyre dhe udhëzimet e kërkesat zyrtare.
Ne gjithashtu përpunojmë të dhëna për qëllimet e menaxhimit tonë të rrezikut dhe në kuadër të qeverisjes së kujdesshme të ndërmarrjes, përfshirë organizimin dhe zhvillimin e ndërmarrjes.
Për këto qëllime, ne përpunojmë veçanërisht të dhënat kryesore, të dhënat e kontratës, të dhënat e regjistrimit dhe të dhënat teknike, por edhe të dhënat e sjelljes dhe komunikimit. Si pjesë e administrimit tonë financiar, për shembull, ne duhet të monitorojmë llogaritë tona të arkëtueshme dhe të pagueshme dhe duhet të shmangim të bëhemi viktima të krimit dhe abuzimit. Si pjesë e planifikimit të burimeve tona dhe organizimit të ndërmarrjes sonë, ne duhet të vlerësojmë dhe përpunojmë të dhëna për përdorimin e shërbimeve tona dhe ofertave të tjera ose të shkëmbejmë informacione me të tjerët (p.sh. ndërmarrjet partnere të jashtme), të cilat mund të përfshijnë gjithashtu të dhënat tuaja. E njëjta gjë vlen edhe për shërbimet që na ofrohen nga palë të treta. Si pjesë e zhvillimit të ndërmarrjes, ne mund të hyjmë në partneritete me sindikata të tjera ose partnerë socialë, të cilët gjithashtu mund të çojnë në shkëmbimin dhe përpunimin e të dhënave (gjithashtu edhe tuajat, p.sh. si anëtar ose furnizues ose përfaqësues i furnizuesit).
Ne të dhënat tuaja mund t'i përpunojmë edhe për qëllime të tjera, p.sh. si pjesë e proceseve dhe administrimit tonë të brendshëm ose për qëllime trajnimi dhe sigurimi të cilësisë.
Tek këto qëllime të tjera përfshihen, për shembull, qëllime trajnimi dhe arsimimi, qëllime administrative (p.sh. menaxhimi i të dhënave kryesore, kontabiliteti dhe arkivimi i të dhënave dhe testimi, menaxhimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i infrastrukturës së TI-së), mbrojtjen e të drejtave tona (p.sh. pretendimet në gjykatë, para gjykatës ose jashtë saj dhe para autoriteteve brenda dhe jashtë vendit ose për t'u mbrojtur kundër pretendimeve, për shembull duke siguruar prova, sqarime ligjore dhe pjesëmarrje në procese gjyqësore ose zyrtare) dhe vlerësimin dhe përmirësimin e proceseve të brendshme. Ne regjistrimet e (video-) konferencave mund ti përdorim për qëllime trajnimi dhe sigurimi të cilësisë. Gjithashtu mbrojtja e interesave të tjera legjitime është një nga qëllimet e tjera që nuk mund të emërohen përfundimisht.
Për sa ne kërkojmë pëlqimin tuaj për përpunime të caktuara (p.sh. për përpunimin e të dhënave personale veçanërisht të ndjeshme, për postimet e marketingut dhe analizat e sjelljes në faqen e internetit), ne do t'ju informojmë veçmas për qëllimet përkatëse të përpunimit. Pëlqimin tuaj ju mund ta tërhiqni në çdo kohë duke na dërguar një mesazh me shkrim (me postë) ose, përveç rasteve kur deklarohet ose bihet dakord ndryshe, me e-mail me efekt për të ardhmen. Të dhënat e kontaktit janë të përfshira në shifrën 2. Për tërheqjen e pëlqimit tuaj për gjurmimin në internet krahaso shifrën 13 (dhe gjithashtu shifrën 5 dhe 11). Aty ku posedoni një llogari përdoruesi, ju gjithashtu mund të tërhiqni pëlqimin tuaj ose të na kontaktoni përmes faqes përkatëse të internetit ose ndonjë shërbimit tjetër. Ju në çdo kohë keni mundësinë e opsionit 'opt-out' për tu çlajmëruar nga buletinet (Newsletter). Pasi të kemi marrë njoftimin për tërheqjen e pëlqimit tuaj, ne nuk do t'i përpunojmë më të dhënat tuaja për qëllimet për të cilat keni pranuar fillimisht, përveç nëse ne kemi një bazë tjetër ligjore për ta bërë këtë. Tërheqja e pëlqimit tuaj nuk cenon ligjshmërinë e përpunimit të kryer në bazë të pëlqimit deri në revokim.
Kur ne nuk kërkojmë pëlqimin tuaj për përpunim, ne e bazojmë përpunimin e të dhënave tuaja personale në faktin se përpunimi është i nevojshëm për fillimin ose ekzekutimin e një kontrate ose një marrëdhënie tjetër juridike (p.sh. anëtarësimi në Unia) me ju (ose organi që përfaqësoni) është i nevojshëm ose që ne apo palët e treta kemi një interes legjitim për ta bërë këtë, veçanërisht në mënyrë që të jemi në gjendje të ndjekim qëllimet të përshkruara më sipër në shifrën 4 dhe të ndjekim qëllimet shoqëruese dhe të jemi në gjendje të ndërmarrim masat përkatëse. Tek interesat tona legjitime përfshihen gjithashtu respektimi i dispozitave ligjore, për aq sa kjo edhe ashtu nga ligji në fuqi për mbrojtjen e të dhënave nuk njihet tashmë si bazë ligjore. Por kjo përfshinë gjithashtu marketingun e shërbimeve tona, interesin për të kuptuar më mirë anëtarët tanë dhe nevojat e tyre dhe menaxhimin e sigurt dhe efikas si dhe zhvillimin e mëtejmë të organizatës sonë, duke përfshirë operacionet ndërmarrësore.
Nëse marrim të dhëna të ndjeshme (p.sh. të dhëna shëndetësore, informacione mbi pikëpamjet politike, fetare ose filozofike, masat e ndihmës sociale, procedurat penale dhe administrative ose sanksionet apo të dhënat biometrike për identifikim), ne gjithashtu mund t'i përpunojmë të dhënat tuaja mbështetur në baza të tjera ligjore, p.sh. në rast mosmarrëveshjesh për shkak të domosdoshmërisë së procedimit për ndonjë proces ligjor ose zbatimit apo mbrojtjes nga pretendimet ligjore. Në raste individuale, mund të vijnë në shprehje arsye të tjera ligjore, të cilat ne, nëse është e nevojshme, do t'ua komunikojmë juve veçmas.
Ne mundemi që veçori tuaja të caktuara për qëllimet e përmendura ne shifrën 4 bazuar në të dhënat tuaja (krahaso shifrën 3) ti vlerësojmë automatikisht («Profiling»), nëse duam të përcaktojmë të dhënat e preferencës, por edhe për të përcaktuar keqpërdorimet dhe rreziqet e sigurisë, për të kryer vlerësime statistikore ose për qëllime të planifikimit operacional të ndërmarrjes. Për qëllimet e njëjta ne mund të krijojmë edhe profile, d.m.th. ne mund të kombinojmë të dhënat e sjelljes dhe të preferencës, por edhe të dhënat kryesore, ato të kontratës dhe të dhënat teknike të caktuara për ju, në mënyrë që të kuptojmë më mirë disa nga sjelljet tuaja që lidhen me ne.
Ndërlidhur me kontratat tona, administrimin e anëtarëve, faqen e internetit, shërbimet tona, detyrimet tona ligjore ose përndryshe për të mbrojtur interesat tona legjitime dhe qëllimet e tjera të renditura në shifrën 4 ne gjithashtu ua transmetojmë të dhënat tuaja personale palëve të treta, në veçanti kategorive të mëposhtme të marrësve:
Marrësit tjerë janë p.sh. pranuesit e dërgesave ose marrësit e jashtëm të pagesës të specifikuar nga ju, palë të tjera të treta gjithashtu brenda kuadrit të marrëdhënieve të përfaqësimit (p.sh. nëse i dërgojmë të dhënat tuaja avokatit ose bankës suaj) ose persona të përfshirë në procedura zyrtare apo procedura gjyqësore. Nëse punojmë me mediat dhe u dërgojmë atyre materiale (p.sh. fotografi), mund të ndodh që edhe ju të jeni të prekur nga kjo. E njëjta gjë vlen edhe për publikimin e përmbajtjes (p.sh. fotot, intervistat, citatet, etj.) si fjala bie në faqen e internetit ose në publikime tona tjera. Si pjesë e zhvillimit organizativ, ne mund të shesim ose blejmë biznese, pjesë të ndërmarrjeje, aset ose ndërmarrje, ose të hyjmë në partneritete, të cilat si pasojë mund të përfshijnë zbulimin e të dhënave (edhe tuajat, p.sh. si anëtar ose furnizues ose përfaqësues i furnizuesit) për ata që janë të përfshirë në këto transaksione.
Të gjitha këto kategori marrësish nga ana e tyre mund të përfshijnë palë të treta në mënyrë që të dhënat tuaja të mund t'u bëhen të qasshme edhe atyre. Ne mund të kufizojmë përpunimin nga disa palë të caktuara të treta (p.sh. ofruesit e IT), por jo edhe atë të palëve tjera të treta (p.sh. autoritetet, bankat, etj.).
Ne rezervojmë të drejtën t'i zbulojmë këto të dhëna edhe nëse ato kanë të bëjnë me të dhëna sekrete (përveç rastit kur kemi rënë dakord shprehimisht me ju që nuk do t'ua kalojmë këto të dhëna palëve të treta, përveç nëse jemi të detyruar ligjërisht ta bëjmë këtë). Pavarësisht nga kjo, të dhënat tuaja do të vazhdojnë t'i nënshtrohen mbrojtjes së duhur të të dhënave në Zvicër dhe BE edhe pasi ato të bëhen të ditura. Për dhënien e informacioneve në vende të tjera vlejnë dispozitat nga shifra 8. Nëse nuk dëshironi që të transmetohen të dhëna të caktuara, ju lutemi na njoftoni me shkrim në mënyrë që të mund të shohim nëse dhe deri në çfarë mase mund t'ju gjendemi pranë (shifra 2).
Ne disa palëve të treta u mundësojmë gjithashtu që në faqen tonë të internetit dhe në tubimet tona të mbledhin të dhëna personale tuaja (p.sh. fotografët e mediave, ofruesit e mjeteve që kemi integruar në faqen tonë të internetit si Google Analytics, etj.). Përderisa ne nuk përfshihemi në mënyrë përcaktuese në mbledhjen e këtyre të dhënave, vetë këto palë të treta janë përgjegjëse për mbledhjen dhe përpunimin. Në rast sqarimi ose nëse dëshironi të mbroni të drejtat tuaja të privatësisë, ju lutemi drejtojuni drejtpërdrejt këtyre palëve të treta, krahaso për këtë shifrën dhe 13. Për më tepër, përkitazi me përcaktimin e përgjegjësisë shih gjithashtu shifrën 3, paragrafi i parafundit.
Sikur precizohet në shifrën 7, ne edhe palëve tjera ua bëjmë me dije të dhënat. Këto palë tjera nuk janë vetëm në Zvicër. Andaj, të dhënat tuaja mund të përpunohen në shtetet e BE-së, ZEE, MB dhe në raste të rralla në SHBA, mirëpo në raste të jashtëzakonshme edhe në çdo vend të botës.
Nëse marrësit ndodhen në një vend pa mbrojtje adekuate ligjore të të dhënave, ne e detyrojmë marrësin kontraktualisht të respektojë mbrojtjen e të dhënave në fuqi (ne përdorim klauzolat kontraktuale standarde të rishikuara të Komisionit Evropian, të cilët gjinden https://eur-lex.europa.eu/eli këtu), për aq sa marrësit nuk i nënshtrohen tashmë një grupi rregullash të njohura ligjërisht për të garantuar mbrojtjen e të dhënave dhe ne nuk mund të mbështetemi në një klauzolë përjashtimi. Një përjashtim mund të zbatohet në rastin e procedimeve ligjore jashtë vendit, por edhe në rastet e interesit publik mbizotërues ose nëse një kontratë kërkon një zbulim të tillë, nëse keni dhënë pëlqimin tuaj ose nëse ka të bëjë me të dhënat që keni bërë përgjithësisht të qasshme dhe përpunimin e të cilave ju nuk e keni kundërshtuar. Ne gjithashtu mund të marrim masa të tjera, si p.sh. enkriptimi (shifrimi) i të dhënave tuaja.
Ju lutemi vini re gjithashtu se të dhënat që shkëmbehen nëpërmjet internetit, nëpërmjet platformave të mediave sociale, ekipeve të Microsoft ose nëpërmjet shërbimeve të mesazheve të shkurtra si WhatsApp, Signal ose të ngjashme, shpesh drejtohen nëpërmjet vendeve të treta, që nga perspektiva zvicerane e mbrojtjes së të dhënave jo të gjitha vlerësohen të sigurta (p.sh. SHBA). Andaj, të dhënat tuaja mund të dërgohen jashtë vendit edhe nëse dërguesi dhe marrësi janë në të njëjtin vend. Veçanërisht, kur të dhënat nuk ruhen në Zvicër, të dhënat tuaja mund të mos mbrohen ose të mos mbrohen mjaftueshëm, gjë që në ketë rast ju e pranoni dhe pajtoheni. Nëse nuk jeni dakord me këtë, ju lutemi të mos përdorni shërbimin përkatës dhe, nëse është e mundur, të përdorni një shërbim më të mbrojtur (p.sh. Threema në vend të WhatsApp).
Ne i përpunojmë të dhënat tuaja për aq kohë sa kërkojnë qëllimet tona të përpunimit, periudhat e ruajtjes ligjore dhe interesat tona legjitime në përpunim për qëllime dokumentacioni dhe provash, ose nëse ruajtja është e kushtëzuar teknikisht. Informacione të mëtejshme për periudhën përkatëse të ruajtjes dhe përpunimit mund të gjenden në kategoritë individuale të të dhënave në shifrën 3, përkatësisht tek Cookies-kategoritë në shifrën. Nëse nuk ekzistojnë detyrime ligjore ose kontraktuale, ne do t'i fshijmë ose anonimizojmë të dhënat tuaja pasi të ketë skaduar periudha e ruajtjes ose e përpunimit si pjesë e proceseve tona të zakonshme.
Ne marrim masat e duhura të sigurisë për të mbrojtur besueshmërinë, integritetin dhe disponueshmërinë e të dhënave tuaja personale, për t'i mbrojtur ato nga përpunimi i paautorizuar ose i paligjshëm dhe për të parandaluar rreziqet e humbjes, modifikimit të paqëllimshëm, zbulimit të padëshiruar ose qasjes së paautorizuar.
Masat e sigurisë të një natyre teknike dhe organizative mund të jenë, fjala bie, masa të tilla si kriptimi dhe pseudonizimi i të dhënave, regjistrimi, kufizimet e qasjes (p.sh. nëpërmjet koncepteve autorizuese), ruajtja e kopjeve rezervë, udhëzimet për punonjësit tanë, marrëveshjet e konfidencialitetit dhe kontrollet. Ne mbrojmë të dhënat tuaja të transmetuara përmes faqes sonë të internetit gjatë transportit duke përdorur mekanizma të përshtatshëm shifrimi. Ne edhe detyrojmë përpunuesit tanë të porosive që të ndërmarrin masat e duhura të sigurisë. Ne, megjithatë, mund të sigurojmë vetëm zonat që ne kontrollojmë. Rreziqet e sigurisë në përgjithësi nuk mund të përjashtohen plotësisht, rreziqet e mbetura janë të pashmangshme.
Ligji në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, në rrethana të caktuara, ju jep të drejtën të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja, veçanërisht për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë, profilizimin për marketing të drejtpërdrejtë dhe interesa të tjera legjitime në përpunim.
Për t'ua lehtësuar juve kontrollin e përpunimit të të dhënave tuaja personale, në ndërlidhje me përpunimin tonë të të dhënave, në varësi të ligjit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave ju keni gjithashtu të drejtat vijuese:
Nëse dëshironi të ushtroni të drejtat e mësipërme karshi nesh, ju lutemi na kontaktoni personalisht në vendin ku jemi, me shkrim ose me e-mail. Të dhënat tona të kontaktit i gjeni në shifrën 2. Që të mund të përjashtojmë keqpërdorimin, duhet t'ju identifikojmë (p.sh. me një kopje të ID-së tuaj, nëse kjo nuk është e mundur ndryshe).
Ju lutemi vini re se këto të drejta vlejnë sipas ligjit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, duke ju nënshtruar parakushteve, përjashtimeve ose kufizimeve (p.sh. për të mbrojtur palët e treta ose sekretet tregtare). Ne, sipas nevojës, do t'ju informojmë në përputhje me rrethanat.
Nëse ju nuk pajtoheni me trajtimin tonë të të drejtave ose mbrojtjen e të dhënave tuaja, ju lutemi që të na njoftoni. Veçanërisht, nëse ndodheni në ZEE, në Mbretërinë e Bashkuar ose Zvicër, ju gjithashtu keni të drejtë të ankoheni tek autoriteti mbikëqyrës i mbrojtjes së të dhënave të vendit tuaj. Autoritetin mbikëqyrës zviceran mund të kontaktoni këtu: https://www.edoeb.admin.ch/edoeb/de/home/der-edoeb/kontakt/adresse.
Ne faqen tonë të internetit ne përdorim cookies dhe teknologji të ngjashme, që na mundësojnë neve dhe palëve e treta që angazhohemi t'ju njohim ju dhe/ose pajisjen(t) tuaj(a) brenda ose jashtë shërbimeve e pajisjeve të ndryshme përkatësisht përmes shërbimeve dhe pajisjeve të ndryshme. Mbi këtë ju informojmë në pjesën vijuese.
"Cookies" janë skedarë të vegjël teksti që përmbajnë një varg karakteresh dhe shërbejnë për të identifikuar qartë një shfletues në një pajisje të lidhur në internet. Çdo shfletues që viziton faqen tonë të internetit merr cookies nga ne. Ne vendosim gjithashtu cookies në shfletuesin tuaj kur vizitoni faqet e internetit të ofruesve të tjerë që përmbajnë shtojcat ose etiketat tona.
Në thelb, bëhet fjalë që ne të jemi në gjendje të dallojmë qasjen e juaj (nëpërmjet shfletuesit tuaj) nga qasja e personave tjerë, në mënyrë që të mund të sigurojmë funksionalitetin e faqes në internet dhe të ndërmarrim vlerësime dhe personalizime.
Ne përdorim teknologji të tilla në faqen tonë të internetit dhe lejojmë disa palë të treta të bëjnë të njëjtën gjë. Ju mund të programoni shfletuesin tuaj që ai të bllokoi cookies të caktuara ose teknologjitë alternative, apo që ti mashtroi ose ti fshijë cookies ekzistuese. Ju mund të zgjeroni e përmirësoni shfletuesin tuaj edhe me softuer që bllokon gjurmimin nga disa palë të treta. Më shumë informacion për këtë gjeni në faqet e ndihmës të shfletuesit tuaj (shpesh nën fjalën kyçe "mbrojtja e të dhënave") ose në faqet e internetit të palëve të treta, të cilat ne i rendisim në vijim.
Bëhet një dallim midis cookie-ve të mëposhtme (teknologjitë me funksionalitetet e krahasueshme, me këtë nënkuptohen gjurmët e gishtërinjve):
Krahas cookies, ne përdorim teknologji të tjera, për të regjistruar statistikisht përdorimin e faqes sonë të internetit dhe për ta optimizuar:
Ne në faqen tonë të internetit mund të përfshijmë edhe oferta të tjera nga palë të treta, veçanërisht nga platformat e mediave sociale. Këto oferta çaktivizohen në mënyrë të paracaktuar. Sapo t'i aktivizoni ato (p.sh. duke klikuar një çelës), platformat përkatëse mund të përcaktojnë që ju jeni në faqen tonë të internetit. Nëse keni një llogari me platformën përkatëse të mediave sociale, ato mund t'ua caktojnë këtë informacion dhe kështu të gjurmojnë përdorimin tuaj të ofertave online. Platformat e mediave sociale i përpunojnë këto të dhëna me përgjegjësinë e tyre.
Ne, në rrjetet sociale dhe platforma të tjera të operuara nga palë të treta, mund të krijojmë faqe dhe prani të tjera në internet (“faqet e tifozëve”, “kanale”, “profile”, etj.) dhe aty si në shifrën 3 dhe në vijim të mbledhim të dhënat e përshkruara për ju. Ne i marrim këto të dhëna nga ju dhe nga platformat kur vini në kontakt me ne nëpërmjet pranisë sonë online (p.sh. kur komunikoni me ne, komentoni përmbajtjen tonë ose vizitoni praninë tonë). Njëkohësisht, platformat vlerësojnë përdorimin tuaj të pranisë sonë online dhe i lidhin këto të dhëna me të dhëna të tjera rreth jush të njohura për platformat (p.sh. për sjelljen dhe preferencat tuaja).
Ne i përpunojmë të dhënat për qëllime të përshkruara si në shifrën 4, e veçanërisht për komunikim, për qëllime marketingu (përfshi reklamat në këto platforma, krahaso për ketë shifrën 13) dhe për hulumtim tregu. Informacion mbi bazat ligjore përkatëse do të gjeni shifrën 5 sipër. Përmbajtjen që keni publikuar ju (p.sh. komentet në një njoftim) mundemi ne vet t'i rishpërndajmë (p.sh. në reklamat tona, në platformë ose gjetkë). Ne ose operatorët e platformave gjithashtu mund të fshijmë ose kufizojmë përmbajtjen nga ose rreth jush në përputhje me udhëzimet e përdorimit (p.sh. komente të papërshtatshme).
Informacione të mëtejme mbi përpunimin nga operatorët e platformës mund të gjenden në njoftimet për mbrojtjen e të dhënave të platformave. Aty do të mësoni edhe se, në cilat vende ata përpunojnë të dhënat tuaja, çfarë informacioni, fshirjeje dhe të drejtash të tjera keni si subjekt i të dhënave dhe si mund t'i ushtroni ato ose të merrni informacione të mëtejme. Aktualisht ne përdorim platformat vijuese:
Facebook: Ne përdorim një faqe të ndërmarrjes sonë në Facebook. Subjekti përgjegjës për funksionimin e platformës Facebook për përdoruesit nga Evropa është Meta Platforms Ireland Limited. Njoftimet e tyre të privatësisë i gjeni në http://www.facebook.com/policy. Disa nga të dhënat tuaja do të transmetohen në SHBA. Kundërshtimi juaj përkitazi me reklamat është këtu i mundur: http://www.facebook.com/settings?tab=ads. Në lidhje me të dhënat që mblidhen dhe përpunohen kur vizitoni faqen tonë për krijimin e "Page Insights", ne jemi me Meta Platforms Ireland Ltd. bashkërisht përgjegjës. Në kuadër të Page Insights krijohen statistika rreth asaj që bëjnë përdoruesit në faqen tonë (komentimi i postimeve, përcjellja e përmbajtjes, etj.). Kjo është e përshkruar në www.facebook.com/legal/terms/information_about_page_insights_data. Neve na ndihmon të kuptojmë se si përdoret faqja jonë dhe si mund ta përmirësojmë atë. Ne marrim të dhëna të grumbulluara, vetëm anonime. Përgjegjësinë tonë përkitazi me mbrojtjen e të dhënave ne e kemi rregulluar sipas informacioneve në http://www.facebook.com/legal/terms/page_controller_addendum.
Instagram: Ne përdorim një faqe të ndërmarrjes sonë në Instagram. Subjekti përgjegjës për funksionimin e platformës Instagram është Meta Platforms Ireland Limited. Njoftimet e tyre të privatësisë i gjeni në https://www.facebook.com/help/instagram/155833707900388. Disa nga të dhënat tuaja do të transmetohen në SHBA. Kundërshtimi juaj përkitazti me reklamat është i mundur këtu: www.facebook.com/settings?tab=ads. Në lidhje me të dhënat që mblidhen dhe përpunohen kur vizitoni faqen tonë për krijimin e "Page Insights", ne jemi me Meta Platforms Ireland Ltd. Dublin, Irlandë, bashkërisht përgjegjës. Në kuadër të Page Insights krijohen statistika rreth asaj që bëjnë përdoruesit në faqen tonë (komentimi i postimeve, përcjellja më tej e përmbajtjes, etj.). Kjo është e përshkruar në www.facebook.com/legal/terms/information_about_page_insights_data. Neve na ndihmon të kuptojmë se si përdoret faqja jonë dhe si mund ta përmirësojmë atë. Ne marrim të dhëna të grumbulluara, vetëm anonime. Përgjegjësinë tonë përkitazi me mbrojtjen e të dhënave ne e kemi rregulluar sipas informacioneve në www.facebook.com/legal/terms/page_controller_addendum.
LinkedIn: Ne përdorim një faqe të ndërmarrjes në LinkedIn. Subjekti përgjegjës për funksionimin e platformës LinkedIn është LinkedIn Ireland Unlimited Company, Wilton Plaza, Wilton Place, Dublin 2, Ireland ("LinkedIn"). Kur vizitoni faqen e internetit të ndërmarrjes sonë, LinkedIn regjistron, ndër të tjera, adresën tuaj IP dhe informacione të tjera që janë të disponueshme në pajisjen tuaj në formën e cookies. Ky informacion përdoret për të na dhënë neve, si operator i faqes LinkedIn, informacion statistikor në lidhje me përdorimin e faqes LinkedIn. Se në cilën mënyrë përdor LinkedIn të dhënat nga vizita në faqet e LinkedIn për qëllimet e veta, në çfarë mase aktivitetet në faqen LinkedIn u caktohen përdoruesve individualë, për sa kohë LinkedIn i ruan këto të dhëna dhe nëse të dhënat nga një vizitë në faqen e LinkedIn u kalohen më tej palëve të treta nuk është e njohur përfundimisht dhe qartë nga LinkedIn, andaj dhe nuk është e njohur as për ne. Si ofrues i një faqeje të ndërmarrjes sonë në LinkedIn, ne nuk mbledhim ose përpunojmë asnjë të dhënë nga përdorimi juaj i shërbimit tonë.
Twitter: Ne kemi një profil të ndërmarrjes sonë në X (dikur Twitter). Subjekti përgjegjës për funksionimin e platformës X (për BE-në, vendet e EFTA-s dhe Britaninë e Madhe) është Twitter International Unlimited Company, One Cumberland Place, Fenian Street, Dublin 2, D02 AX07, në Irlandë. Informacioni se cilat të dhëna përpunohen nga X dhe për çfarë qëllimesh përdoren mund të gjenden në deklaratën e mbrojtjes së të dhënave të X në: https://twitter.com/de/privacy.
YouTube: Në këtë faqe interneti janë të integruara funksionet e shërbimit YouTube. YouTube është në pronësi të Google Ireland Limited. Marrëveshja juaj ligjore me YouTube përbëhet nga dispozitat dhe kushtet që gjenden në lidhjen e mëposhtme: https://www.youtube.com/static?gl=de&template=terms&hl=de. Këto dispozita formojnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme midis jush dhe YouTube në lidhje me përdorimin tuaj të shërbimeve. Deklarata e privatësisë e Google shpjegon se si YouTube i trajton të dhënat tuaja personale dhe e mbron privatësinë tuaj kur ju përdorni shërbimin.
File Share (Shpërndarja e skedarit): Një shkëmbim i të dhënave është i mundur përmes të ashtuquajturave platforma File-Share. File-Shering është transferimi i drejtpërdrejtë i skedarëve midis përdoruesve të Internetit duke përdorur një rrjet të ndarjes së skedarëve. Skedarët zakonisht ndodhen në kompjuterët e pjesëmarrësve individualë ose në serverë të dedikuar, nga ku u shpërndahen përdoruesve të interesuar (p.sh. WhatsApp, WeTransfer, etj.).
Kjo deklaratë e privatësisë nuk është pjesë e asnjë kontrate me ju. Ne mund ta përshtatim këtë deklaratë e privatësisë në çdo kohë. Versioni i publikuar në këtë faqe interneti është versioni aktual.
Aktualizimi i fundit: Gusht 2023